Nga sot, Gjon Kodra nuk është më prokuror në Tiranë. Ai është shkarkuar nga detyra këtë të mërkurë pasi i janë gjetur shkelje. Vendimi u dha nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
Prokurori ishte konfirmuar në detyrë në shkallën e parë, por vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së i kërkuan Komisionerit Publik të ankimojnë vendimin.
Shkarkimi i Kodrës, ka ardhur si pasojë e problemeve me pasurinë e tij.
