Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Problemet me sigurinë/ Si e pësoi Garda e Republikës nga “shefja e re”

19:27 / January 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
garda
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas Pashalimanit një ngjarje tjetër, në dukje qesharake, ka ngritur pikëpyetje të mëdha për sigurinë. Një grua 55 vjeç që banon në Tiranë është tallur keq me Gardën e Republikës, duke i kaluar lehtësisht postblloqet derisa u ul këmbëkryq në vilën presidenciale “për të lexuar libra”. Ajo hyri me makinë brenda ambientit që ruhet me forca të shumta, duke kaluar jo vetëm postbllokun e parë, por të gjitha kontrollet e gardës në vilën e presidentit brenda rrethimit të Pallatit të Brigadave. E veshur me kostum dhe duke ngarë makinën, ajo i ka thënë rojës së sigurisë ta linte të kalonte, pasi “ishte shefja e re”.

Ushtari i gardës ka kërkuar shpjegime dhe kartë identiteti, por gruaja ka këmbëngulur: “Jam shefja, nuk më njeh?” .Vetëm nga kjo fjalë, postblloku i parë është hapur dhe gruaja ka vazhduar e qetë. Parkoi makinën qetësisht dhe ka hyrë në vilën e presidentit Ilir Meta. Sapo ka hyrë në ambientet e brendshme, i ka kërkuar një punonjësi të vilës që t’i sjellë libra për të lexuar sepse “ajo është shefja”. Ai (punonjësi) e ka lejuar disa minuta brenda. Por, vetëm pas disa minutash pati dyshime dhe ka kërkuar informacione për të mësuar se ku zonja ishte konkretisht shefe.

Pasi nuk ka marrë përgjigje, ka njoftuar menjëherë gardën se në ambientin e Sigurisë së Lartë gjendej një person i panjohur. Policia dhe garda kanë kryer verifikimet nga ku rezulton se kjo shtetase që theu sigurinë me një fjalë goje thjesht “unë jam shefja”, po kurohej për problemet mendore, pasi vuan nga çrregullimet bipolare. Kur është pyetur më pas për shkaqet që e shtynë të hyjë në zonën e presidentit, ajo ka rrëfyer se “doja të lexoja libra, meqenëse është ftohtë”. / Gazeta Si

garda probleme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.