Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Problemet me stomakun shkaktojnë stres dhe ankth. Ja çfarë duhet të përdorni!

20:07 / September 3, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kos
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Kosi që është i pasur me kalçium dhe vitaminë D, ka një rol shumë mirëbërës.

Studimet e fundit, të cilave u referohet AgroËeb.org i çelin rrugën disa trajtimeve të rëndësishme të bazuara në probiotikë të cilat funksionojnë kundër stresit, ankthit, apo traumave të ndryshme.

Roli i probiotikëve, apo baktereve të mira në mirëqenien mendore është analizuar prej vitesh në shumë studime shkencore.

Një prej tyre shprehej se mungesa e një lloji të caktuar bakteresh të stomakut mund të nxisë më shumë ankthin dhe depresionin.

Një studim tjetër mbi këtë çështje sugjeron se medikamentet për aciditetin në stomak mund të nxisin shfaqjen e depresionit.

Këto medikamente shkaktojnë probleme në komunikimin e ndërsjellë mes stomakut dhe trurit.

Për më tepër, shëndeti i stomakut ka një lidhje të drejtpërdrejtë me shfaqjen ose jo të çrregullimeve të stresit post-traumatik.

Sipas të dhënave të AgroËeb.org thonë se një florë bakteriale e varfër shkakton çrregullime të humorit, por stresi i shkatërron bakteret e mira në stomak njësoj si ushqimet e skuqura e të përpunuara.

Probiotikët bllokojnë ndikimin e stresit

Shkencëtarët kanë arritur në konkluzionin se prania e probiotikëve në organizëm bllokon ndjeshmërinë ndaj stresit.

Probiotikët përmirësojnë shëndetin e trurit.

Ato shmangin ndikimin e stresit dhe shpërthimin e inflamacionit në këtë organ.

Pesë ushqimet e pasura me probiotikë që duhet t’i konsumoni

Kosi dhe produkte të tjera të bulmetit

Kosi i prodhuar përmes një proçesi sa më natyral fermentimi të qumështit është një nga burimet më të mira të probiotikëve.

Veçanërisht nëse kosi prodhohet në mënyrë natyrale, ai nuk përmban ëmbëlsues artificial dhe është i pasur me disa forma probiotikësh.

Lakra turshi

Ky është një lajm i mirë për shqiptarët. Lakra e fermentuar dhe llojet e tjera të turshive, jo vetëm që janë jashtëzakonisht të pasura me vitamina A, B, C dhe E, por janë të mbushura me mikro organizma të shëndetshme.

Çokollata e zezë

Mund të tingëllojë e çuditshme, por çokollata e zezë e një cilësie të lartë përmban probiotikë. Këshilla e vetme që mund të kini parasysh është që ta konsumoni përpara ushqimit dhe jo si ëmbëlsirë.

Sipas të dhënave të AgroËeb.org, ushqimet e pasura me probiotikë duhen konsumuar përpara çdo vakti.

Bananet

Edhe pse bananet në të vërtetë nuk përmbajnë probiotikë, ato shkaktojnë shumëfishimin dhe lulëzimin e baktereve ekzistuese në sistemin tretës.

Bananet përmirësojnë gjithashtu shëndetin e zorrëve.

Buka integrale

Nëse dëshironi të ruani ekuilibrin e florës intestinale, është e nevojshme të kufizoni dozën e ushqimeve që shkatërrojnë bakteret e shëndetshme.

Buka e bardhë është një prej këtyre ushqimeve. Mos hezitoni të zgjidhni bukën integrale që përmban proteina dhe përbërës ushqimorë shtesë./AgroËeb.org

problemet stomakun stres tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Akulloret “zbulojnë” migrenën, dhimbjet që shkaktojnë tek disa persona janë sinjal për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës

16:01 / June 14, 2026

Vera ka ardhur, ja perimet që i bëjnë më shumë mirë organizmit

21:38 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.