Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Problemet nuk fshihen me të puthura burrash”, Kryemadhi: Ka 3 vite shesin negociatat si të çelura

11:11 / June 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Monika Kryemadhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një status të gjatë në Facebook kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar ndaj vendimit të një ditë më parë të parlamentit holandez për të mos hapur negociatat me Shqipërinë.

Ajo thotë se ai votim ishte një shuplakë e fortë për qeverinë e krimit të organizuar. “ Parlamenti hollandez na vuri para një pasqyre ku ne duhet të shohim veten, qeverinë dhe realitetin në të cilin jetojmë. Votimi i mbrëmshëm ishte një shuplakë e fortë për qeverinë e krimit të organizuar, manipulimit zgjedhor, mashtrimit, korrupsionit dhe gënjeshtrës. Mbrëmë Parlamenti holandez e tha qartë të vërtetën e moshapjes së negociatave, dy armiqtë e shqiptarëve janë krimi i organizuar dhe korrupsioni i frikshëm, të cilët për fat të keq të shqiptarëve janë miqtë më të ngushtë të qeverisë së Rilindjes. Bashkë me to vjedh zgjedhjet dhe së bashku grabisin pronat dhe taksat e shqiptarëve. Parlamentarët holandezë shkuan edhe më tej duke i treguar burokracisë europiane se nuk mund të tallen as me parlamentet e vendeve anëtare të BE dhe as me shqiptarët. Problemet madhore me të cilat po ndeshet Shqipëria nuk mund të fshihen as me gafa dhe as me të puthura të zgjatura midis burrash”, thotë Kryemadhi.

Sipas saj, votimi i Parlamentit holandez, tregon qartë që nuk ka euroskeptikë për zgjerimin, por shtete që e meritojnë dhe ata që nuk e meritojnë. Procesi i integrimit është proces meritash në reforma dhe jo i demagogjisë dhe mashtrimit.

“Sot jemi të fundit realisht në proceset e integrimit. Dhe për këtë fajtorët janë krimi i organizuar dhe korrupsioni, të cilët kanë kumbar të tyre Edi Ramën. Qesharake të mendosh, se vetëm pak javë më parë, nga Hollanda delegacionet e Kuvendit gjysmak dhe atyre të ministrave “të zotë” rigënjyen shqiptarët tashmë nga ekranet e televizioneve që kishin me vete se Hollanda do të hapë negociatat. Mashtrues të paskrupullt dhe qesharakë deri në dhimbje. Kush do mbajë përgjegjësi për mashtrimin publik të shqiptarëve?! Ata harrojnë se integrimi europian nuk është lobim dhe as shitje e produktit të skaduar”, shkruan ajo.

https://www.facebook.com/324688710977211/posts/2165919456854118?s=681199479&sfns=mo

Monika Kryemadhi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.