Shoferi i linjës së Unazës që u përfshi në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e 29 prillit në Tiranë është proceduar penalisht. Njoftohet se Muhamet Kyçyku, 62 vjeç, është proceduar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.NJOFTIMI“Specialistët e Qarkullimit Rrugor proceduan penalisht shtetasin M. K., 62 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin tip autobus, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin J. R., dhe si pasojë e aksidentit, dy mjetet kanë rënë në lumin Lana.”
Kujtojmë se ndërsa drejtonte autobusin e linjës së Unazës, 62-vjeçari Kyçyku është përplasur me një automjet tip “Benz” në të cilin ndodheshin dy persona dhe të dy mjetet kanë përfunduar në Lanë.