Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Prodhim e shitje droge, si u lirua nga Gjykata “Rrahmani” i ekzekutuar sot në Elbasan

19:56 / July 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Elbasan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të tjera detaje kanë dalë në dritë rreth viktimës së sotme Emiljano Ramazani që tronditi qytetin e Elbasanit pasdite.

39-vjeçari i njohur me nofkën “Rrahmani” rezulton i arrestuar dhe në vitin 2011.

Përveç arrestimit në vitin 2017, ku ishte kapur me 10 doza kokainë dhe 50 mijë Lekë të rinj, Ramazani është arrestuar dhe për “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal.

Sipas një vendimi të Gjykatës së Lartë, 39-vjeçari ishte lënë në burg nga Gjykata e Elbasanit dhe nga Apeli i Durrësit, por gjatë hetimeve ishin gjetur shkelje nga gjyqtarët.

Në datën 16 korrik 2012, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga Shpresa Beçaj, Arjana Fullani, Aleksandër Muskaj, Edmond Islamaj dhe Shkëlzen Selimi vendosën rrëzimin e dy gjykatave dhe lirimin e Ramazanit.

Sipas vendimit Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 249 pika “8” e Kodit të Procedurës Penale:

“Ndryshimin e vendimit nr.111, datë 17.04.2012 të Gjykatës së Apelit Durrës në këtë mënyrë; Rrëzimin e kërkesës për caktim masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim Emiljano Durim Ramazani; Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim në rast se nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër”.

Emiljano Ramazani, 39 vjeç, është ekzekutuar me armë zjarri në makinën e tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:45, në lagjen “28 nëntori” të qytetit.

Persona të paidentifikuar janë afruar në mjetin ku po qëndronte Ramazani, dhe e kanë qëlluar atë me breshëri, nga një tjetër mjet në ecje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë të reja

17:18 / August 25, 2026

Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

16:58 / August 25, 2026

“Në territor për qytetarët” – Rama ndan detyrat, sistemi kombëtar “BESA” në 12 qarqe

16:19 / August 25, 2026

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.