“Mi kanë lënë në oborr të shtëpisë dhe nuk janë të miat”,-tha Qemal Ajazi, i arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se prodhon mina me telekomanda dhe siguronte monicion luftarak për grupet kriminale.
66-vjeçari u njoh këtë të martë me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës dhe paçka pretendimeve ai u la në burg pa afat dhe çështja ndaj tij i kaloj për kompetencën Prokurorisë së Dibrës, pasi personi i vënë nën akuzë është nga Lura dhe sendet e kundraligjshme ju gjeten pikërisht në oborrin e baneses së tij në këtë zone.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se Ajazi prodhonte mina me telekomandë, siguronte municion të konsiderueshëm luftarak dhe armë zjarri, me qëllim shitjen e tyre në qarkun Lezhës, për llogari të personave apo grupeve që kryenin veprimtari kriminale.
