Prodhimi i Bitcoin-eve ka arritur në Kuvend ku është ngritur shqetësimi nga deputeti i PD-së, Dashnor Sula. Ai pyeti drejtuesit e OSHEE-së nëse kanë konstatuar raste të konsumit eksesiv të energjisë në disa zona të vendit.
Drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela tha se thjesht monitorojnë vjedhjen e energjisë, dhe në aksionin e tyre janë identifikuar dy raste të bitcoin. Por nuk ka funksionin të raportojë konsumin eksesiv.
“Është një proces të përditshëm, jo vetëm me Bitcoin po cilindo që kryen lidhje të paligjshme etj. Kjo është një betejë e përditshme. Dhe ky është një proces që ne e kemi në qendër të vëmendjes dhe me këtë investimin tjetër që unë thashë që është në proces”, tha Çela.
Ndërsa zv.ministri Ilir Bejtja tha se rastet e Bitcoin janë identifikuar gjatë operacioneve për vjedhjen e energjisë.
“Bitcoin është aktivitet i palincecuar. ne identifikomë vjedhjen e energjisë po denoncimi ka qenë pjesë oraneve komepten po si konsum energjie ne e masim.Ne kemi identifikuar ata që janë vjedhës të energjisë dhe mes tyre kanë rezultuar dy me bitcoin, po në raste të tjera nëse paguajën energjinë për ne janë konsumatorë dhe paguajnë energjinë. Dallohen nga konsumi eksesiv po ne nuk e kemi këtë funksion, kush harxhon më shumë energjinë”, tha Bejtja.
