Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se SHBA-ja, BE-ja dhe NATO duhet ta shohin ideologjinë e botës demokratike si anti-demokratike. Në një interviste për median boshnjake “Dnevni Avaz“, Serwer tha se Ministri serb Aleksandar Vulin është zëdhënësi i kësaj ideje, e cila është një version i idesë së “Serbisë së madhe” të Sllobodan Millosheviç.
“Aleksandar Vulin është bërë zëdhënësi kryesor i idesë ‘bota serbe” që i atribuohet presidentit Aleksandar Vuçiç. Kjo ide është një version i nxehtë i “Serbisë së madhe” të Sllobodan Millosheviçit, që dështoi të realizohej, pasi humbi katër luftëra në vitet 1990-ta”, ka thënë Serwer.
Ai tha se mundësitë për këtë gjë që të ndodhin janë shumë të vogla, pasi Serbia nëse tenton që të bëjë këtë do të nisë një luftë si në vitet 1990.
“Mundësitë për këtë janë të vogla, dhe Serbia ka tetë fqinj. Të gjitha shtetet fqinje kanë minoritete serbe, ndonëse në Bullgari numri është shumë i vogël. Gjashtë nga këto shtete janë anëtare të NATO-s (Kroacia, Bullgaria, Hungaria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Rumania). Dy të tjerat janë nën mbrojtjen se trupave nga BE-ja dhe NATO-s, që janë të përkushtuar për mbrojtjen e integritetit territorial të tyre, e këto janë Bosnjë-Hercegovina e Kosova. Çfarë ndodhi kur Serbia në vitet e 90-ta tentoi të zgjerojë territorin e saj politik dhe të bashkojë disa prej atyre pakicave në një shtet? Luftë në Slloveni, Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë dhe me NATO-n. Rezultati është që serbët nga ato shtete ikën në Serbi dhe asnë pëllëmbë e vendeve fqinje nuk iu dha Serbisë”, deklaroi Serwer.
Serwer më tej shtoi se Vulin po vetëviktimizon Serbinë për të justifikuar luftrat në Jugosllavi, pretendimet e të cilit janë se serbët ishin viktima.
“Vetëviktimizimi është një pararendës klasik i dhunës. Memorandumi SANU, që Millosheviç e përdori për të justifikuar luftërat e tij, u përqendrua në pretendimet se serbët ishin viktima në Jugosllavi. Në lajmet tjera, anëtari i presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, po e paralajmëron ambasadorin amerikan në Bosnjë-Hercegovinë që nuk do të pranojë vendimin për të emëruar një Përfaqësues të Lartë të ri. Dodik pretendon se ai do ta mbrojë vet Daytonin, apo më mirë të themi atë që ai mendon për Daytonin”, tha Serwer.
Ai gjithashtu e cilësoi krijimin e ‘botës serbe’ si të rrezikshme pasi do të sjellë luftë dhe konflike të shumta në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Serwer tha se nëse Vuçiç nuk do të donte luftë në rajon atëherë nuk ka pse të armatosë Serbinë
“Deklarimet e Vuçiçit se nuk do të shtihet asnjë plumb janë të zbrazëta. Nëse ai vërtetë do të besonte në këtë, nuk do të armatoste Serbinë me armë ruse e kineze. Ai mendon, se nëse Serbia bëhet mjaftueshëm e fortë, fqinjët e saj do të heqin dorë nga territori, e nuk do të rrezikojnë luftë. Nuk ka asnjë arsye për të menduar se kjo do të ndodhë apo se Serbia nuk do të përdorë armë nëse e mendon, si Millosheviçi, se mund të fitojë”, thotë Serëer.
Në fund të intervistës, Serwer tha se SHBA-ja, NATO dhe BE-ja duhet t’ja bëjnë të qartë Serbisë që të heqë dorë nga kërkesat që ka, pasi për një shtet si Serbia nuk duhet të ketë vend në BE.
“E gjitha që do ai është ‘pjesë serbe’, rreth 15 për qind të Kosovës dhe 49 për qind të Bosnjë-Hercegovinës. Ai do të ishte i lumtur me një ‘copë’ të Kroacisë, e ndoshta kjo është Sllovonia Lindore. Dëshiron tërë Malin e Zi. Është koha e fundit që Brukseli t’i thotë se BE-ja më nuk do të pretendojë se anëtarësimi është një mundësi për një vend që kultivon ambicie territoriale dhe nuk respekton kufijtë e fqinjëve të saj. Është koha që edhe Ëashingtoni të jep sinjale të qartë se NATO do të mbrojë të gjithë fqinjët e Serbisë nga qëllimet e Beogradit”, tha Serwer.