Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Progres-raporti i KiE, Partia Demokratike: Me Ramën, Shqipëria drejt humnerës

13:33 / October 13, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1665659365x93ceaf54 c2b0 46d2 bcae 6877a1946b3f 457
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi në një deklaratë për mediat, tha se progres-raporti i Komisionit Europian është një këmbanë alarmi dhe se Shqipëria nën drejtimin e kryeministrit, Edi Rama po shkon drejt humnerës. Për të lufta ndaj korrupsionit mbetet një problem serioz si dhe pavarësia e gjyqësorit apo liria e medias. “Një listë e gjatë shkeljesh, kriteresh të paplotësuara dhe punësh të pabëra, apo të bëra keq, e kthejnë Ramën dhe administratën e tij në poster të keq-qeverisjes. Shqetësim kryesor i Brukselit mbetet lufta kundër korrupsionit sistemik dhe veçanërisht korrupsionit në nivel të lartë. Duke qenë se lista është e gjatë, ne do të shmangim komentet, duke publikuar vetëm qortimet kryesore të BE dhe duke kujtuar se në raport gjenden të gjitha shqetësimet që ka ngritur vazhdimisht opozita”, tha Bumçi.

Deklarata e plotë

Progres-Raporti i Bashkimit Europian për Shqipërinë është një kambanë e fortë alarmi dhe sinjal rreziku. Një listë e gjatë shkeljesh, kriteresh të paplotësuara dhe punësh të pabëra, apo të bëra keq, e kthejnë Ramën dhe administratën e tij në poster të keq-qeverisjes. Shqetësim kryesor i Brukselit mbetet lufta kundër korrupsionit sistemik dhe veçanërisht korrupsionit në nivel të lartë. Duke qenë se lista është e gjatë, ne do të shmangim komentet, duke publikuar vetëm qortimet kryesore të BE dhe duke kujtuar se në raport gjenden të gjitha shqetësimet që ka ngritur vazhdimisht opozita.

Shqetësimi thelbësor i PD për shpopullimin shfaqet në raport, siç gjenden aty edhe kritikat tona të forta për amnistinë fiskale dhe “pasaportat e arta”. Kritika që lidhet me eksodin shqiptar, Partinë demokratike, si forca e liberalizimit të vizave, e shqetëson veçanërisht, sepse ka të bëjë me mundësinë të rikthimit të vizave për shqiptarët.

Më poshtë janë pikat kryesore të gjetjeve të Progres-Raportit:

-Numri i shtetasve shqiptarë që paraqesin kërkesa për azil në shtetet anëtare të BE-së është rritur ndjeshëm në verën e vitit 2021.

-Fenomeni i të miturve të pashoqëruar vazhdon të jetë shqetësim.

-Komisioni po monitoron nga afër në kuadër të mekanizmit monitorues pas liberalizimit të vizave, dhe të mekanizmit të pezullimit të vizave.

-Shqipëria vazhdon të jetë nën monitorim të shtuar për pastrimin e parave.

-Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval rrezikon përparimin në këtë fushë, dhe luftën kundër pastrimit të parave.

-Keqpërdorimi i burimeve shtetërore vazhdon të jetë problem, sikurse ishte rasti i bashkisë së Durrësit për zgjedhjet e pjesshme të marsit, dhe të zgjedhjeve të përgjithshme të 2021.

-Ka cënim të pavarësisë së medias, frikësim të gazetarëve, mungesë të aksesit në institucionet qeveritare, mungesa e transparencës. Të sigurohet pavarësia e RTSH.

-Kadastra është sektor i prirur ndaj korrupsionit, që cënon regjistrimin e të dhënave kadastrale. Procesi i kompesimit ka ngecur.

-Shqipëria duhet të frenohet nga zbatimi i skemës se pasaportave të arta, pasi përbën rrezik për sigurinë, pastrimin e parave, evazionin fiskal, financimin e terrorizmit, korrupsionin dhe infiltrimin nga krimi i organizuar dhe është i papajtueshëm me legjislacionin e BE-së.

-Është ulur me 35% shkëmbimi i informacioneve të Policisë shqiptare me partnerët përmes sistemit SIENA.

-Përgjigja ndaj rrjeteve të krimit të organizuar duhet të jetë më proaktive dhe sistematike.

-Nuk ka qasje strategjike dhe sistematike për identifikimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale jashtë vendit dhe ato “të paarritshme”.

-Shqipëria vazhdon të jetë vend origjine, tranziti dhe destinacioni i trafikimit të qenieve njerëzore.
-Krimi gjeneron sasi të madhe parash përmes trafikut të drogës, evazionit fiskal, kontrabandimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

-Shqipëria nuk ka një strategji kombëtare për drogat dhe as observator kombëtar për drogat.

-Trafikimi i drogës vazhdon të jetë forma më e përhapur e krimit të rëndë.

-Gjyqësori vuan nga procedurat e gjata, shkalla e ulët e gjykimit përfundimtar, dhe numri i madh i çështjeve të mbartura.

-Mbrojtja e konsumatorëve dhe shëndetit është e kufizuar. Edi Ramës i duhet të lëshojë tepsinë dhe të kapë timonin, sepse makina e Shqipërisë, siç shihet qartë në raportin e Brukselit, është jo në drejtimin e duhur, por drejt humnerës. Shqiptarëve u bëjmë thirrje të na bashkohen në protesta mbarë popullore. Një vend në rrezik shpëtohet vetëm duke hequr burimin e rrezikut.

Edi Rama PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026

Rama në Itali për Forumin e Cernobbios, sot në panel me kryeministrin kroat Plenković! Në fokus e ardhmja e Evropës dhe roli i Mesdheut

08:58 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.