Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Projektbuxheti 2026/ Ministri Salla: E vendos sektorin bujqësor në shinat e anëtarësimit në BE

22:24 / November 19, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
andis salla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sektori i bujqësisë pritet të marrë mbështetjen financiare më të lartë në historinë e tij gjatë vitit 2026. Ministri për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Andis Salla, deklaroi gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend se për vitin e ardhshëm është akorduar shuma rekord prej 16.3 miliardë lekësh, një rritje e konsiderueshme që synon forcimin dhe modernizimin e bujqësisë shqiptare.

Salla theksoi se mbështetja e qeverisë për bujqësinë ka qenë në rritje të vazhdueshme gjatë dhjetë viteve të fundit, duke mundësuar “ruajtjen e dinamikës pozitive” të sektorit. Sipas tij, bujqësia shqiptare po hyn në një fazë të re zhvillimi.

“Për vitin 2026 është akorduar shuma më madhe e dhënë ndonjëherë prej 16.3 miliardë lekë në sektorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Në 10 vitet e fundit, mbështetja e qeverisë dedikuar sektorit bujqësor ka ardhur gjithnjë e në rritje dhe ka bërë të mundur ruajtjen e dinamikës pozitive.

Aktualisht bujqësia shqiptare është në një fazë të re zhvillimi, ku zhvillimi vjen me më shumë sipërfaqe të ujitura, me më shumë fonde investimi, produkte më të sigurta dhe më shumë qendra grumbullimi.”, tha Salla.

Ministri theksoi se synimi kryesor është përgatitja për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian në vitin 2027, ndaj edhe projektbuxheti i vitit 2026 është hartuar për të përputhur sektorin me standardet europiane. “Ky buxhet e vendos bujqësinë shqiptare në shinat e anëtarësimit”, u shpreh ai.

Sipas Sallës, projektbuxheti i ri parashikon 11.3% më shumë fonde, të barabarta me 11 milionë euro shtesë, të cilat do të shkojnë drejtpërdrejt për fermerët, agropërpunuesit dhe peshkatarët shqiptarë.

Ministri garantoi se investimet e vitit 2026 do të nxisin rritjen e prodhimit, sigurinë ushqimore dhe konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare në tregun europian.

andis salla BE bujqesor projektbuxheti sektori
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.