Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Projekti për rikonstruksionin e spitalit Bashkiak Mat drejt finalizimit. Bala: Do të ofrojë kushte dinjitoze

20:58 / February 25, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spitali burrel
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Projekti për rikonstruksionin e Spitali Bashkiak “Xhavit Mara” Mat ka hyrë në një fazë vendimtare, ndërsa pritet shpallja e kompanisë fituese që do të zbatojë investimin në terren. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i këtij institucioni shëndetësor, Erion Bala, i cili bëri me dije se procedurat e tenderimit janë drejt përfundimit dhe shumë shpejt pritet të nisë puna konkrete për transformimin e godinës kryesore.

Ky investim i rëndësishëm do të financohet nga buxheti i shtetit, nga Ministria e Shëndetësisë dhe synon një rikonstruksion të plotë të godinës trekatëshe të spitalit. Projekti, i shpallur në fund të vitit të kaluar, parashikon ndërhyrje tërësore në të gjitha ambientet e brendshme, duke përfshirë sistemet elektrike dhe hidraulike, rikualifikimin e dhomave të pacientëve, përmirësimin e kushteve për stafin mjekësor si dhe krijimin e hapësirave funksionale sipas standardeve bashkëkohore të ofrimit të shërbimit shëndetësor.

Sipas Balës, realizimi i këtij projekti do t’i japë zgjidhje përfundimtare një problematike të mbartur prej vitesh, ku për shkak të amortizimit të godinës kryesore, disa nga shërbimet janë përqendruar përkohësisht në ambientet e maternitetit. Rikthimi i pavioneve në hapësirat e tyre të dedikuara pritet të sjellë normalizim të plotë të funksionimit të spitalit, si dhe përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së shërbimit për qytetarët e Matit dhe zonave përreth.

Drejtori theksoi gjithashtu se ky nuk është i vetmi projekt në proces. Paralelisht, po ndiqen procedurat edhe për ndërhyrje në godinën e pediatrisë dhe atë të maternitetit, duke synuar një transformim tërësor të infrastrukturës spitalore. Në përfundim të këtyre investimeve, Spitali Bashkiak Mat pritet të ofrojë kushte moderne dhe dinjitoze, në përputhje me kërkesat aktuale të sistemit shëndetësor, duke rritur sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë e kujdesit ndaj pacientëve.

BALA

bashkiak dinjitoze kushte mat spitali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shtohet numri i policëve të lënduar, 23 efektivë nën trajtim te spitali i Traumës

22:25 / October 14, 2026

Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

10:55 / October 12, 2026

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Pas fasadës së mirëqenies: kontradiktat që sfidojnë mitin e “modelit nordik”

20:04 / October 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.