Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Projektligj për ndalimin e markave të falsifikuara

13:55 / December 11, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 20160316 WA0038 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tregtimi i produkteve të falsifikuara, apo produkteve që janë imitim i markave kryesisht të shtrenjta do të ndalohet dhe dënohet me ligj. Projektligj ‘Për Markat Tregtare’ i hedhur për konsultim Publik nga Ministria e Financave, përpos synimit të përafrimit të legjislacionit me BE, ka si qëllim të ndalojë tregtimin e produkteve të falsifikuara, dhe parashikon padi për falsifikatorët dhe bllokim të mallit që kanë nxjerrë në treg. Përshembull, nuk do të lejohet tregtim i veshjeve që janë imitim i firmave me emër, dhe jo vetëm.

Në relacion thuhet se në tregun vendas ka presona të ndryshëm që po dëmtojnë konkurrencën dhe cenojnë interesat e konsumatorëve, duke tregtuar imitime të markave. “Këto përpjekje negative përveçse dëmtojnë interesat ekonomike të pronarëve të markave me reputacion në treg, ato dëmtojnë dhe deformojnë gjithashtu tregun dhe interesat e konsumatorëve”, thuhet në relacion. Në këtë projektligj ju njihet e drejta pronarëve të markave të ngrenë padi në gjykatë ndaj tregtarëve që abuzojnë, si dhe të kërkojnë dëmshpërblim për dëmin që ju është shkaktuar.

“Projektligji i kushton një rëndësi të veçantë masave për mbrojtjen e markave dhe të drejtave të pronarëve të markave nga cenimet që u bëhen atyre nga spekulatorë dhe manipulatorë të tregut. Në këtë aspekt, projektligji parashikon të drejtën e pronarëve të markave që cenohen nga veprime shkelëse të ngrenë padi, të paraqesin prova dhe t’i sigurojnë këto, të kërkojnë marrjen e masave të përkohshme për parandalimin e një shkeljeje, nxjerrjen jashtë qarkullimit, konfiskimin dhe vënien nën kontroll të mallrave që dyshohet se shkelin të drejtat e markave të regjistruara më parë dhe kështu me radhë”, thuhet në relacion.

Në rastet kur gjykata vendos në favor të markave, kërkohet edhe dëmshpërblim i tyre nga abuzuesi. Konkretisht në nenin 134 të këtij projektligji është parashikuar edhe dëmshpërblimi i pronarëve të markave nga shkelësit, dhe dëmi do të përllogaritet duke marrë në konsideratë, dëmin efektiv dhe atë real, fitimin e munguar të pagës së dëmtuar për shkak të përfitimit të padrejtë të shkelësit, si dhe vlerësohet edhe dëmi moral, cenimi i emrit apo dëmi reputacional tregtar.

“Me kërkesë të palë së dëmtuar, gjykata urdhëron shkelësin që është përfshirë në veprimtari shkelëse të paguajë shpërblimin e dëmeve të shkaktuara si pasojë e shkeljes së të drejtave të markës tregtare. Në përllogaritjen e masës së shpërblimit të dëmit, gjykata mban parasysh çdo dëm efektiv dhe real, duke përfshirë fitimin e munguar të palës së dëmtuar, çdo përfitim të padrejtë të realizuar nga shkelësi dhe, sipas rastit, dëmin moral që i është shaktuar palës së dëmtuar nga shkelja, cënimi i emrit dhe reputacionit tregtar, etj”, thuhet në nenin 134 të projektligjit.

marka të falsifikuara
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.