Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Projektligji për penalitetet në Kuvend. Gjobat administrative të mos paguhen pa një vendim përfundimtar nga gjykatat

19:26 / September 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjykata
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është depozituar tashmë në Kuvend një projektligj i cili të lejojë vjeljen e gjobave nga administrate vetëm pasi ankimimi i tyre të ketë marrë formë të prerë nga gjykatat. Ndryshimi është propozuar nga Deputeti i Partisë Demokratike Artur Roshi. Sipas tij është e padrejtë që institucionet e administratës publike detyrojnë qytetarët të shlyejnë gjobat, në raste të caktuara edhe me forcë, në një çast kur për to nuk është shprehur gjykata.

Ne ligjin nr.10 279, date 20.5.2010 “Per kundërvajtjet administrative”, behën disa ndryshime, si me poshtë:

Neni 22 hiqet.

Ne nenin 30, pika 1 ndryshohet si me poshtë:

“Gjoba dhe shumat, qe duhet te paguhen sipas vendimit per kundërvajtjen administrative, te nxjerra ne përputhje me dispozitat e këtij ligji, paguhen nga kundërvajtësi nga data kur vendimi i gjykatës ka marre forme te prere.” propozon Roshi.

Ne nenin 30 te ketij ligji percaktohet se gjobat dhe shumat per kundervajtjen administrative duhet te paguhen nga kundervajtesi brenda 10 diteve, nga data kur: eshte njoftuar kundervajtesi per vendimin e denimit me gjobe, qe perben titull ekzekutiv; vendimi i gjykates ka marre forme te prere.

“Pra, ligji parashikon pagesën e gjobës per kundërvajtjen administrative pa përfunduar periudha e ankimimit ne gjykate nga personi qe presupozohet te ketë kryer kundërvajtjen dhe pa një vendim te gjykatës te formës se prere. Kjo procedure bie ndesh me nenin 30 te kushtetutës, sipas te cilit “kushdo quhet i pafajshëm, përderisa nuk i është provuar fajësia me vendim gjyqësor te formës se prere “, argumenton Roshi në relacionin shoqërues të projektligjit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.