Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Prokuroren e SPAK e spiunonte pastruesja tek Laert Haxhiu? Zbulohet lavazhi nga ku e vëzhgonin

14:46 / October 17, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 c7317660 5375 4bb3 9a84 b393f3e10724 1068x714 1697543682
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Elbasanit dhe oficerë të Krimeve të Rënda, janë duke verifikuar pozicionin penal të një pastruese që shërben në banesën e prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliu.

Përfshirja e pastrueses, ka dalë në planin përgatitor të goditjes fizike që do i bëhej prokurores Musabelliu ose anëtarëve të familjes së saj nga grupi i Laert Haxhiut.

Emri i një pastruese është zbuluar së fundmi në dëshmitë shtesë të dhënë nga i penduari Artan Tafani, i cili ka treguar se një pjesë të informacioneve për prokuroren Musabelliu dhe familjen e saj, i mernin nga pastruesja.

Gjithashtu një emër tjetër që ndodhej shumë pranë prokurores, ishte dhe Lorenc Lala, një anëtar i grupit të Haxhiut që tashmë është shpallur në kerkim dhe besohet se qëndron në Angli. Sipas të penduarit të prokurorisë, Lala ka banesën në të njëjtën shkallë të pallatit, ku banon prokurorja Musabelliu.

Përmes burimeve në policinë e Elbasanit, “Ora News” ka mesuar se këto detaje dhe shumë të tjera mbi organizimin, Tafani i ka treguar në dëshminë e dhënë pas caktimit të masës së sigurimit “arrest me burg”  të 13 personave të arrestuar nga prokuroria e Elbasanit.

Për të monitoruar lëvizjet e prokurores Musabelliu dhe familjarëve të saj, sipas Tafanit grupi i Laert Haxhiut kishte një bazë vëzhgimi brenda kompleksit “Delijorgji”, vend ku qëndron me banim dhe prokurorja e SPAK.

Pikërisht kjo bazë e grupit është një lavazh që ndodhet në kompleksin “Delijorgji” dhe që shpesh herë përdorej dhe si bazë për transferimin e sasive të eurove nga Lushnja në Tiranë. Tafani, u ka thënë prokurorëve dhe oficerëve të krimeve të rënda se eurot vinin në këtë lavazh, përmes arkave të mbushura me perime.

Tashmë ky lavazh është identifikuar dhe disa persona janë marë në pyetje nga oficerët. Gjatë kësaj jave, prokuroria e Elbasanit do shpallë moskompetencën dhe çështja penale së bashku me të penduarin Artan Tafani, do kalojë në SPAK, me qëllim vijim e hetimeve.

Përmes dëshmisë së Tafanit, prokuroria e Elbasanit lëshoi 16 urdhëra-ndalimi, për anëtarët e bandës së Laert Haxhiut, 13 nga të cilët u ekzekutuan dhe 3 persona të tjerë u shpallën në kërkim ndërkombëtar.

Laert Haxhiu, aktualisht ndodhet i izoluar në burgun e Koridhalosit në Greqi, ku është përfshirë në një proces gjyqësor ekstradimi me drejtësinë Shqiptare. Së bashku me të në burg në Greqi është dhe Firdeus Berberi nga Pogradeci. Ndërsa në kërkim vijojnë të jenë Lorenc Lala, i cili ndodhet në Angli, Kristi Bixheku dhe Ederin Çaushi, i cili aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.