Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Prokurori i Apelit të Durrësit nesër në Vetting, në vitin 2004 bleu apartament 2 milion lekë dhe e shiti 12 milion

19:54 / June 18, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
37c0a3ef498acb4ecac7837c810ad3fe L
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Moisi Duda, Prokuror i Prokurorisë së Apelit të Durrësit do të përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të premten me 19 qershor. Procesi i vetingut po kryhet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Olsi Komici dhe Xhensila Pine.

Moisi Duda punon prej 2 dekadash si prokuror në Prokurorinë e Apelit të Durrësit. Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Prokurori Moisi Duda deklaronte pasuri me vlerë 1 milion lekë në vitin 2003, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria familjare është rritur me 13 herë dhe kap vlerën e 13.1 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht likujditete bankare prej 7.1 milionë lekësh, pasuri të patundshme prej 4.1 milionë lekësh, një automjet me vlerë rreth 986 mijë lekë si dhe kursime të akumuluara në cash prej 930 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 33 milionë lekë. Rreth 61% e të ardhurave burojnë nga paga nga funksioni i prokurorit, ndërsa pagat e familjarëve zënë 21% të totalit. Prokurori Duda deklaron gjithashtu të ardhura nga shitja e pasurive të patundshme prej 7% dhe dhurata në cash prej 1.60%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklaratat që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, njëra prej tyre rezultoi me probleme.

Në vitin 2007, subjekti rezulton me pasuri të pajustifikuar nga burimet e deklaruara në vlerën e 4.1 milionë lekëve. Diferenca negative vjen nga deklarimi për herë të parë i depozitave bankare të akumuluara ndër vite me vlerë totale prej 5.9 milionë lekësh. Në këtë analizë nuk janë llogaritur shpenzimet vjetore për konsum sipas INSTAT.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” shitjen e një shtëpie prej 40m2 dhe 78 dynym tokë që i zotëronte bashkë me prindërit përmes një marrëveshjeje verbale tek i vëllai në vitin 2005.

Gjithashtu në vitin 2004, prokurori Duda deklaron si shtesë aseti një apartament me vlerë 200 mijë lekë, të cilin e shet brenda vitit në vlerën e 1.2 milionë lekëve.

Moisi Duda skeda e pasurise

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026

Kur do të mbahen zgjedhjet lokale? Ja datat e mundshme, synohen 46 bashki

16:38 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.