Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Prokurori i “Babales” rrezikon shkarkimin nga vettingu

12:02 / July 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gentian osmani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gentian Osmani prej vitesh prokuror tek krimet e rënda rrezikon shkarkimin nga vettingu. Një nga dosjet më të nxehta të hetuara prej tij është ajo e një viti më parë për vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Por në kulmin e debatin për çështjen “Babale”, verën e shkuar, Gentian Osmani e kaloi hallkën e parë të vettingun dhe u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK). Më pas vendimi u ankimua në Komisionin e Posaçëm të Apelimit (KPA) nga Komisioneri Publik me rekomandim e Organit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Këtë vit Osmani u bë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe sot rrezikon sërish shkarkimin. Sipas Komisionerit Publik, Osmani gjendet ne kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm të pasurisë. “Nga krahasimi i deklaratës në vetting të Osmanit, me të tjera, është deklaruar një pasuri 96 m2, në bashkëpronësi me bashkëshorten. Burimi i krijimit të pasurisë 82 mijë euro është deklaruar shitja e një apartamenti të mëparshëm 72 m2. Për t’u vlerësuar nëse pasuria është krijuar në burime të ligjshme, analiza bëhët për burimin e krijimit të pasurisë së parë. Për të, subjekti ka deklaruar si burim, kursimet cash të grumbulluara prej tij dhe bashkëshortes, hua dhe. Kursimet rezultojnë të justifikuara”, tha Komisioneri në seancën e sotme që u zhvillua në Komisionin e Posaçëm të Apelimit.

“Sa i përket huasë 20 mijë euro, rezulton se ka dokumentacion të pamjaftueshëm për provimin e aftësisë financiare të huadhënësve. Mungon dokumentacioni provues nëse shuma ka ardhur në Shqipëri cash apo në rrugë bankare. Nuk provohet vërtetësia e kësaj marrëdhënieje huaje. Subjekti ka mungesë të burimeve të ligjshme për blerjen e apartamentit dhe nuk mbulon me të ardhura të ligjshme këstet e paguara për apartamentin. Kërkojmë shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Gentian Osmani”, tha më tej Komisioneri.

Vendimi për anëtarin e KLP-së, Gentian Osmani pritet të merret në seancën e ardhshme. Gentian Osmani është anëtari i dytë i KLP-së që apelohet në vetting pas Antoneta Sevdarit, e cila u shkarkua pak muaj më parë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Panik në fluturimin Manchester-Tiranë të Ryanair, alarm për bombë në avion, pasagjerët gjejnë shënimin

22:20 / November 20, 2026

Prej 3 muajsh nën mbikëqyrje, Aldo Gjini i ‘Rrajave’ transferohet nga burgu i Drenovës në regjimin 41 bis

22:00 / November 20, 2026

Operohet Erioni, të shkuara Elisës!

21:18 / November 20, 2026

Salianji: Berisha s’ka kandidatë për 90% të bashkive, është barrë për opozitën

20:42 / November 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.