Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Prokurori i specalizuar: Hashim Thaçi erdhi disa herë fshehurazi në Hagë, provat do ta tregojnë

10:53 / April 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kreret e UCK se 1 720x378 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokurori i specializuar, Alex Whiting ka deklaruar gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore në Hagë ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së, se këta të fundit kanë bërë mohime të rreme. Sipas Whiting, Hashim Thaçi ka shkuar disa herë në Hagë gjatë periudhës kur nisën hetimet për të, ku ka dhënë intervista të inçizuara për prokurorët atje. Ai theksoi ndër të tjera se në fund të gjykimit, do të jenë provat ato që do të vërtetojnë shumë pika të akt-akuzës.

“Dëshmitarëve do t’u duhet guxim për shkak të frikës apo edhe besnikërisë së gabuar ndaj të akuzuarve. U takon gjykatësve si të vlerësojnë dëshminë duke parë dhe atmosferën e krijuar nga ky gjykim. Mes nesh nuk ka shumë pika në të cilat pajtohemi, por i takon Prokurorisë barra për të provuar çdo krim për të cilin ngrihet akuzë, këtë barrë e pranojmë.

Mbrojtja nuk ka asnjë barrë dhe mund të qëndrojnë të heshtur përballë akuzave. Fjalët e tyre duhet të merren në konsideratë nëse kanë bërë pohime, apo mohime të rreme dhe ka pasur dhe prej këtyre. Nëse konstatoni se të akuzuarit kanë mohuar në mënyrë të rreme një fakt, pyetja që duhet t’i bëni vetes është: përse? Do t’ju jap vetëm një shembull nga provat. Hashim Thaçi erdhi disa herë fshehurazi në Hagë për një intervistë me prokurorët, të inçizuar. Mes një sërë pranimesh të rëndësishme ai mohoi shumëçka për rolin e tij në Shtabin e Përgjithshëm.

Ai pretendoi se deri në Nëntor të vitit 1998 Shtabi nuk kishte asnjë funksion dhe pas asaj date ekzistonte vetëm në letër. Këto pretendime ishin të rreme, bien ndesh dhe me deklaratat e tyre dhe me provat e shumta që do të paraqiten gjatë këtij gjykimi. Ju sugjerojmë t’i bëni vetes këtë pyetje zoti gjykatës: Pse zoti Thaçi bëri pretendime të rreme, çfarë po fshihte”, tha Whiting para trupës gjykuese.

Alex Whiting
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri Hoxha në Bundestagun gjerman: Progres-raporti i Komisionit Evropian, pasqyrë e progresit të Shqipërisë

09:49 / November 5, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.