Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Prokurori i Tiranës, Avni Kaja shkarkohet nga detyra, ja çfarë u konstatua gjatë hetimit administrativ

13:08 / May 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PHOTO 2021 05 06 16 43 03 466x400 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës Avni Kraja. Prokurori Kraja nuk ishte i pranishëm gjatë shpalljes së vendimit, por u përfaqësua nga avokatja Irena Riso.

Hetimi administrativ për prokurorin Kraja u përfundua vetëm për kriterin e pasurisë. Nga analiza financiare për periudhën 2003-2016 rezultoi se Kraja kishte një bilanc negativ prej 14 milionë lekësh, që nuk justifikoheshin me burime të ligjshme.

Në relatimin gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 7 maj, u evidentua se një pjesë e mirë e këtij bilanci negativ ndikohej nga blerja e një apartamenti 135 metra në Tiranë dhe disa transaksione me automjete që i kishin rezultuar KPK-së si të dyshimta.

Kraja dhe avokatja Irena Riso paraqitën parashtrime të përmbledhura në seancë kur theksuan se gjithë pasuria ishte një apartament dhe se burimet e krijimit ishin të ligjshme.

Trupi gjykues që kreu rivlerësimin e prokurorit Kraja kryesohej nga Lulzim Hamitaj, me relatore Alma Faskajn dhe anëtare Genta Tafa Bungon.

Avni Kraja e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe përgjatë tre dekadave e ka ushtruar funksionin e prokurorit në Lushnjë, Krujë e Shkodër dhe prej vitit 2010 në Prokurorinë e Tiranës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrihet marrëveshja/ Kristjan Asllani një hap larg transferimit në Lindjen e Mesme

18:42 / August 25, 2026

Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

16:58 / August 25, 2026

“Në territor për qytetarët” – Rama ndan detyrat, sistemi kombëtar “BESA” në 12 qarqe

16:19 / August 25, 2026

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.