Arjan Ndoja, prokurori që mbeti i plagosur nga atentati i të premtes ka lënë reanimacionin për tu zhvendosur në repartin e ortopedisë në spitalin e Durrësit.
Portali DurrësLajm ka publikuar pamje nga ambientet e brendshme të spitalit ku ndodhet prokurori e ku shihet se ai është në mbikëqyrje të rreptë policore. Mësohet se Ndoja këtë të shtunë është vizituar nga familjarët, të afërmit dhe kolegë të tij.



