Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Prokurori Ndoja nën ethet e vetting-ut, duhet të justifikojë 23 apartamente, 2 lokale, 196 mijë m2 tokë dhe lidhjet me të fortin e Shijakut

19:04 / December 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Prokuroria Arian Ndoja dhe makina ku u qëllua
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokurori i Durrësit Arian Ndoja, i cili ishte objektiv i një atentati në fillim të muajit nëntor tek rrethrrotullimi i Shkozeti, është pjesë e listës me 120 prokurorë dhe gjyqtarë, të përzgjedhur përmes shortit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për t’ju nënshtruar procesit të Vetingut. Sipas vendimit të Komisionit të Vetingut, Ndoja do të verifikohet për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Për rrjedhojë, prokurori Ndoja duhet të justifikojë me të ardhura të ligjshme 23 apartamente të deklaruara në vitin 2008 dhe në vitin 2016. Gjithashtu, prokurori duhet të justifikojë edhe blerjen e dy makinave me vlerë 34 mijë euro dhe 20 mijë euro.

Po ashtu, prokurori duhet të justifikojë para Komisionit të Vetingut edhe dy lokale me vlerë 114 600 euro dhe 159 520 euro, ku prokurori është pronar me 100 %, në kushtet kur ku ka nisur karrierën në drejtësi rezulton pa asnjë pasuri të paluajtshme. Objekt verifikimi do të jetë gjithashtu edhe një lëvizje e madhe në pasurisë e bashkëshortes. Bashkëshortja Elderina Frrok Ndoja, e cila ka përfaqësuar si avokate një shtetas për të marrë 45 mijë metra katror tokë shtetërore në Gjirin e Lalzit me vendim të kryegjyqtares së dorëhequr të Durrësit Joana Qeleshi, i kanë dhuruar në 2013, 6 prona në Durrës me sipërfaqe 196 211 metra katrorë.
Pa dyshim edhe lidhje me 40-vjeçarin Aleksandër Laho, i njohur ndryshe edhe si Landi Muharremi, ‘i forti i Sukthit’, por edhe si ‘Rrumi’, do të jetë në fokusin e Vetingut sa i takon pastërtisë së figurës së prokurorit. Aleksandër Laho ishte në makinë me prokurorin Ndoja në momentin e atentatit

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026

Shqipëria, gati për ‘finalen’ e fundit/ Dy ndryshime të detyruara në formacion, Shehu e Hoxha titullarë

18:30 / November 15, 2026

Analiza e CNN: Trump rrezikon t’i kushtojë sërish humbje republikanëve në vitin 2028

17:34 / November 15, 2026

Sulmuan me armë kishën ortodokse në Jordani dhe vranë nëntë persona, dënohen me vdekje tre autorët

16:07 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.