Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Prokuroria dërgon në gjyq biznesmenin Lul Morina

11:33 / November 16, 20242 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Prokuroria Tirane
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ndërtoi pa leje ose në tejkalim të saj, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq biznesmenin Julian Morina, i njohur si Lul Morina dhe Shoqërinë ‘Xheluks Construksion’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin Julian Morina dhe Shoqërinë “Xheluks Construksion” shpk, për veprën penale ‘Ndërtim i paligjshëm’ parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal.

Gjatë hetimeve mbi disa procedime penale të regjistruara për këtë shtetas dhe kompaninë që ai administron, për periudhën 2021-2024, u konstatua se kjo shoqëri tejkaloi lejet e ndërtimit të marra për godina banimi dhe shërbime në disa raste.

Më konkretisht, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Partë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, provoi se tek Liqeni i Thatë, në Farkë, shoqëria ‘Xheluks Construksion’ ishte pajisur me leje ndërtimi për godinë banimi dhe shërbime 1,2,3,4,5 dhe 6 kate me 2 dhe 3 kate nën tokë dhe në tejkalim të saj ka shtuar sipërfaqe ndërtimi dhe volum shtesë prej 2500m2. Ndërkohë që nga kontrollet në terren, u konstatua edhe një objekt tërësisht i ri me 7-kate dhe dy kate nën tokë, i ndërtuar pa leje ndërtimi me sipërfaqe 4622 m2. Subjekti tejkaloi lejen e ndërtimit edhe në godinat e tjera në këtë zonë, duke krijuar sipërfaqe shtesë në lartësi dhe volum me rreth 3065.8m2.

Po kështu, prokuroria administroi ekspertimin teknik në lidhje me punimet e kryera po nga kjo shoqëri në Rr. Elbasanit, nga ku rezultoi se një pjesë e tyre kanë dalë jashtë lejes së miratuar. Në objektin ‘Godinë banimi dhe shërbimi’ 4,5,6 dhe 7 me 2 kate parkim në Rr. Elbasanit, u regjistrua një shtesë ndërtimi prej 5866.88m2.

Në përfundim të hetimeve, prokuroria vlerëson se shtetasi Julian Morina. duhet të përgjigjet para ligjit për ndërtimet e paligjshme të kryera nga shoqëria ‘Xheluks Construksion’ shpk dhe për tejkalim të lejes së ndërtimit me një sipërfaqe totale prej 15.974.88m2.

Hetimet provuan se janë konsumuar elementët e Veprës Penale të ‘Ndërtimit pa leje parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal nga shoqëria ‘Xheluks Konstruksion’ dhe shtetasi Julian Morina.

lul morina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Për një orë ”Rolex” vrau dhe groposi 16-vjeçarin, Apeli jep dënimin për Kristian Cenaj

16:53 / June 20, 2025

Drogë për klientët VIP në zonën e ish-Bllok-ut, Policia tregon pamjet e aksionit

14:40 / June 20, 2025

Tiranë/ Shiste hidrokarbure pa kuponë, Policia bllokon një karburant në Paskuqan!

14:02 / June 20, 2025

Aksident i shumëfishtë në Durrës, përplasen 8 makina!

12:13 / June 20, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.