Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Prokuroria jep detajet, ja pse u arrestuan zyrtarët e lartë të ARRSH-së (EMRAT)

13:03 / October 14, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
prokuroriadurres
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Durrësit bën të ditur emrat e zyrtarëve të ARRSH-së të cilët janë kallëzuar për shpërdorim detyre. Hetimet për ta nisën pasi një sërë aksidentesh automobilistike që kanë ndodhur në rrugën nacionale Plepa Kavajë dhe konkretisht në kilometrin e tretë, ndodhet një pikë furnizimi me karburant, i cili dyshohet se është ndërtuar dhe ka marë leje në kundërshtim me ligjin.

Kujtojmë që disa kohë më parë dy fëmijë humbën jetën në një aksident në këtë vend.

“Mbi bazen e këtyre fakteve Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës është drejtuar me kërkesë në Gjykatë për caktimin e masave të sigurimit ndaj tyre dhe me datë 14.10.2020 është bërë ekzekutimi i masave të sigurimit të caktuara ndaj shtetasve Agron Hasa, Kastriot Braha , Aferdita Basha, Dhurata Lazaj, Astrit Zenelaj, Spartak Tarka, Lek Tushaj, Rezart Arkaxhiu,Xhevat Vataksi”, bën të ditur prokuroria e Durrësit.

NJOFTIMI I PLOTE

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në kuadrin e hetimeve të gjithanshme që po kryen dhe sidomos në hetimin e veprave penale që kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës dhe të tejkalimit të kompetencave që ligji i ka ngarkuar punonjësve të administratës shtetërore ka regjistruar çeshtjen penale për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal si dhe për vepren penale të “Dhenia e ndihmës për ndertimin e paligjshëm”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199/b dhe 25 të Kodit Penal.

Faktet mbi të cilin është regjistruar ky procedim kanë të bëjnë me një sërë aksidentesh automobilistike që kanë ndodhur në rrugën nacionale Plepa Kavajë dhe konkretisht në kilometrin e tretë, ndodhet një pikë furnizimi me karburant, i cili dyshohet se është ndërtuar dhe ka marë leje në kundërshtim me ligjin, Kodin Rrugor LIGJ 8387 /1998, i ndryshuar me Ligjin Nr.10 488, datë 5.12.2011 dhe VKM Nr.153 datë 07.04.2000 “Për miratimin e Rregullores në zbatim të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, e ndryshuar VKM Nr. 298, datë 8.4.2015.

Për këtë rast janë kryer hetime ndaj të dyshuarve Agron Hasa, Kastriot Braha, Aferdita Basha e Dhurata Lazaj si specialiste inxhiniere të ARSH, Spartak Tarkaj, Astrit Zenelaj, Leke Tushaj me cilësinë e drejtorëve të drejtorive të ARSh-së, anëtarë të Keshillit Teknik, të cilët kanë konsumuar elemente të figurës së veprës penale të “Shperdorimi i detyres”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe të vepres penale të “Dhënia e ndihmës për ndërtimin e paligjshëm”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199/b dhe 25 të Kodit Penal.

Mbi bazen e këtyre fakteve Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës është drejtuar me kërkesë në Gjykatë për caktimin e masave të sigurimit ndaj tyre dhe me datë 14.10.2020 është bërë ekzekutimi i masave të sigurimit të caktuara ndaj shtetasve Agron Hasa, Kastriot Braha , Aferdita Basha, Dhurata Lazaj, Astrit Zenelaj, Spartak Tarka, Lek Tushaj, Rezart Arkaxhiu,Xhevat Vataksi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.