Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Prokuroria mbyll dosjen për vrasjen e Pjerin e Xhuvanit në Elbasan ditën e zgjedhjeve

15:56 / July 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xhuvanui elbasan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një vit pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në qytetin e Elbasanit dhe plagosjes së katër personave të tjerë, Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen hetimore.

Ish-efektivi, Arbër Paplekaj, i cili ka pranuar krimin dhe ka dorëzuar armën tip pistoletë në Polici pas ngjarjes së rëndë, akuzohet si autor i vrasjes së Pjerin Xhuvanit dhe për vrasje në tentativë për Eltjon Bodinakun, dhëndri i viktimës. Gjithashtu, ai akuzohet për plagosjen e efektives së Policisë, Xhensila Sota, e cila ndodhej në vendin ku ndodhi përplasja me armë.

Ndërsa ka një autor për vrasjen e Xhuvanit, i cili është vetëdorëzuar në Polici pas krimit, organet e hetimit në qytetin e Elbasanit nuk kanë arritur dot të zbulojnë plagosjen e dy personave të tjerë, përkatësisht ish-policët Emiljan Prenga dhe Pavlo Vuksani, të cilët ishin pjesë e strukturës së mbrojtjes së votës.

Pjesë e kësaj strukture ishte edhe Arbër Paplekaj. Megjithëse u tha se në vendin e ngjarjes kishte pasur përplasje me armë zjarri, zyrtarisht për krimin u akuzua vetëm Paplekaj, ndërsa opozita denoncoi në vijimësi për përfshirjen e bandave në fushatën zgjedhore. Pas ngjarjes, Policia shpalli në kërkim edhe Kelmend Xhaferrin, i dyshuar si i përfshirë në përplasjen me armë, por Prokuroria nuk ka ngritur akuzë ndaj tij, pasi kamerat e sigurisë nuk e kanë filmuar, duke qëlluar me armë.

Pak javë më parë, Prokuroria e Elbasanit vuri nën akuzë edhe dy zyrtarë të lartë policie dhe gjashtë efektivë, pasi ndodheshin shumë pranë vendit të ngjarjes, por nuk ndërhynë për të parandaluar përplasjen me armë zjarri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mazniku reagon për protestën: Ata që dogjën Piramidën nuk përfaqësojnë studentët

20:58 / October 14, 2026

Të armatosur dhe të maskuar si policë vodhën 3 mijë euro në banesën në Elbasan, shpallen në kërkim tre autorët

09:48 / October 14, 2026

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

09:45 / October 14, 2026

Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr

20:59 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.