Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Prokuroria ndaloi publikimin e të dhënave për hakërimin e sistemit, PD-ja: Një urdhër policesk

13:10 / September 21, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
garo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, në një deklaratë nga selia blu ka dënuar urdhrin e prokurorisë për të ndaluar publikimin në media të të dhënave të botuara nga hakerat iranianë. Garo u shpreh se PD-ja e dënon këtë akt anti-kushtetues të Edi Ramës, dhe e quan si përpjekje për të rikthyer censurën në Shqipëri. “U bëjmë thirrje gjithashtu organizatave botërore të medias të reagojnë ndaj këtij hapi të radhës të Edi Ramës për penguar lirinë e shtypit dhe fjalën e lirë. Opininit publik i kërkojmë të mos bjerë në kurthin e propagandës qeveritare. Kjo nuk është një përpjekje për të mbrojtur sigurinë kombëtare, por për të kyçur me 100 çelësa të palarat e kësaj qeverie, për zbardhjen e të cilave nuk mjaftojnë 30 gradët e lavatriçes së Belës”.

Deklarata e plotë

Pas shpartallimit të plotë, në një akt agresioni, nga hackerat iranianë, të të gjithë infrastrukturës dixhitale, dhe nxjerres në treg të të gjithë të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë dhe të dhënave zyrtare sekrete të ‘shtetit të kashtës’ së Edi Ramës, Prokuroria e partisë, me urdhër policesk, ndalon mediat që të botojnë të dhënat e bëra publike anembanë. Partia Demokratike e dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt anti-kushtetues, policesk dhe banditesk të Edi Ramës. Kjo është një përpjekje e shëmtuar për të rikthyer censuren në Shqipëri.

Kjo vjen nga një qeveri që, e ka ngritur me kohë sektorin e agjitacion-propagandës, të marrë hua nga mëma e vet ideologjike, Partia e Punës. Kjo vjen nga një qeveri që, ende e ka në sirtarë një projektligj që e quan anti-shpifje, por nuk është asgjë më pak se përpjekja për të heshtur median dhe kufizuar kundërshtarët politikë. Reagimi i fuqishëm i të gjitha organizatave botërore të medias, nga Brukseli në Uashington e dëshmon këtë.

Kjo vjen nga një qeveri që i dhunon, i bullizon, i kufizon dhe i con për riedukim gazetarët që guxojnë të bëjnë pyetje të papëlqyera për naltgjatësinë e tij që Enver Hoxhës i ka kopjuar jo vetëm huqet, por edhe kostumet. Kjo vjen nga një qeveri që nxori në treg të dhënat personale të mbi 1 milion qytetarëve, numrat e ID-ve dhe pagat e tyre;

Kjo vjen nga një qeveri që nxori në shesh target e shtetasve shqiptarë duke i dhënë një databazë të çmuar organizatave kriminale; Kjo pra, është qeveria që e nisi e para ‘deklasifikimin’ nëpërmjet hakerimit, dhe kjo nuk erdhi nga Irani, por nga zyrtarët e saj.

Duhet të theksojmë se deri më sot nuk ka asnjë përgjegjës dhe asnjë të dënuar për këto akte të ‘terrorizmit të brendshëm’ kundër privatësisë së qytetarëve. Partia Demokratike shpreh mbështetjen e plotë per mediat, dhe iu bën thirrje gazetarëve, redaktorëve, botuesve dhe blogerëve, të refuzojnë me guxim çdo përpjekje te regjimit për të vendosur censurën, që karakterizon regjimet moniste, si ky i Edi Ramës.

Ne jemi në krah të tyre. U bëjmë thirrje gjithashtu organizatave botërore të medias të reagojnë ndaj këtij hapi të radhës të Edi Ramës për penguar lirinë e shtypit dhe fjalën e lirë. Opininit publik i kërkojmë të mos bjerë në kurthin e propagandës qeveritare. Kjo nuk është një përpjekje për të mbrojtur sigurinë kombëtare, por për të kyçur me 100 çelësa të palarat e kësaj qeverie, për zbardhjen e të cilave nuk mjaftojnë 30 gradët e lavatriçes së Belës.

Media PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.