Babai i Kostandin Katsifas, Jani Katsifas ka folur për ABC pas përfundimit të hetimeve për vdekjen e djalit të tij, 3 vite më parë në Bularat të Gjirokastrës. Ai shprehet se vendimi i dytë është me dy versione të ndryshme dhe kjo është arsyeja pse nuk beson në vetëvrasjen e djalit të tij.
“Nuk e besojmë që ai është vetëvrarë në asnjë mënyrë,. Keni vendimin e parë ditën e parë kur u vra. Na thanë merreni. Ne nuk e morëm. Sollëm doktor nga Janina. Ai tha do verifikohet. Edhe nuk e pranuam. E di se çfarë thonë. Na lanë një letër që thotë vetëvrasje jo.
Vrasje po. Kupton? Ajo i thotë të gjitha. Na e dhanë në Gjirokastër kur vajtëm për të marrë djalin që na thonin merre menjëherë. Dhe nuk pranuam për ta marrë pa u bërë ato analizat”, u shpreh babai i Kostandin Katsifas.
