Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Prokuroria “zbardh” ngjarjen që tronditi “Aleksandër Xhuvani”-n

16:08 / November 3, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
universiteti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vetëm tre ditë pas arrestimit të 7 Pedagogëve të Universitet të Elbasanit dhe 1 sekseri, Gazmend Hodaj, prokuroria e Elbasanit sot ka dalë me një njoftim zyrtar, duke dhënë shpjegime mbi rastin në fjalë që tronditi Fakultetin e Mësuesisë.

Në njoftimin e saj, prokuroria sqaron se pas kallëzimit të shtetasit A. Ll dhe disa studenteve të Universitet Elbasan, kanë nisur hetimet ndaj disa shtetasve që kryejnë aktivitet korruptiv në Fakultetin e Ciklit të Ulët në Elbasan.

Menjëherë në vijim të veprimeve hetimore të kryera janë bërë kontrollet e banesave dhe sekuestrimet e provave materiale si dhe shoqërimi i personave në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Është shkuar në ambientet e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” si dhe në Fakultetit e Ciklit të Ulët në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, ku është ushtruar kontrolli dhe është bërë sekuestrimi i dokumentacionit në lidhje me rastin korruptiv.

Është administruar me procesverbal këqyrje marrje në Sekretarinë e Fakultetit të Ciklit të Ulët, dokumentacioni për secilën nga lëndet mësimore që studentja ka dhënë si provime të mbartura në zesonin e vjeshtës (muaji Shtator 2024).

Pas administrimit të provave, është urdhëruar arrestimi i sekserit Gazmend Hodaj dhe profesorëve Florinda Tarusha, Monika Hodaj, Ornela Bilali, Zyrha Gripshi, Adrian Shingjergji, Beatriçe Gani, Edlira Gugu.

Njoftim për publikun

Në funksion të njoftimit të publikut dhe medias komunikohet se:

Nisur nga interesimi mbi ngjarjen e dates 01.11.2024 ju bejme me dije se Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka regjistruar procedimin penal nr.1362/2024 me të dhëna për veprën penale të “Shpërdorimi detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në këtë datë është paraqitur shtetasi A.Ll, dhe ka bërë kallëzim penal për veprën penale të “Shpërdorimi detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Konkretisht sipas kallëzimit, gazetarët investigativë të emisionit “STOP”, kanë dhënë shuma lekësh tek shtetasi G.H, me qëllim kalimin e një studenteje në provimet e sezonit të vjeshtës në Fakultetin e Ciklit të Ulët në Universitetin e Elbasanit.

Është marrë kallëzim dhe deklarime shtetasve që kanë dijeni, janë administruar dhe kqyrur pamjet filmike të vëna në dispozicion prej tij.

Menjëherë në vijim të veprimeve hetimore të kryera jane bere kontrollet e banesave dhe sekuestrimet e provave materiale si dhe shoqërimi i personave në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Është shkuar në ambientet e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, si dhe ne Fakultetit e Ciklit te Ulet ne Universitetin “Aleksandër Xhuvani” ku është ushtruar kontrolli dhe është bërë sekuestrimi i dokumentacionit në lidhje me rastin korruptiv.

Është administruar me procesverbal këqyrje marrje në Sekretarinë e Fakultetit të Ciklit të Ulët dokumentacioni për secilën nga lëndet mësimore që studentja ka dhënë si provime të mbartura në zesonin e vjeshtës (muaji Shtator 2024).

Në veprimet hetimore të kryera është krijuar dyshimi I arsyeshëm I bazuar në prova se shtetasi Gazmend Hodaj, ka konsumuar veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 të Kodit Penal, ndërsa shtetasit M.H., F.T., B.G., A.Sh., Z.G., O.B., dhe E.G. kanë konsumuar veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorim i detyrës” , e parashikuar nga neni 259/1-25 dhe 248 të Kodit Penal.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan falënderon dhe vlerëson emisionin investigativ “STOP” për referimin e rastit dhe besimin tek organet e drejtësisë, si dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan për bashkëpunimin dhe gatishmërinë e treguar në hetimin e rastit.

aleksander xhuvani ngjarja Prokuroria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026

Kërcënohet gazetari Osman Stafa, 2 persona i prenë rrugën me makinë pasi filmoi nxjerrjen e interteve në lumin Shkumbin

07:54 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.