Prokurorja e Tiranës Deniona Katro konfirmohet në detyrë nga KPK. Prokurorja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë u përball të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK.
Komisioni e ka përfunduar hetimin administrativ për Katron në të tre kriteret e rivlerësimit, ku nga sa u relatua të hënën, i është kaluar barrë prove vetëm për pamjaftueshmëri në blerjen e një automjeti në shumën 256 mijë lekë, gjetje për të cilën ajo dha shpjegime.
Deniona Katro e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 si oficere e policisë gjyqësore. Në vitin 2008 ajo u emërua prokurore në Prokurorinë e Rrethit Durrës dhe prej vitit 2014 punon pranë Prokurorisë së Tiranës, ku ka mbajtur edhe pozicione drejtuese.
