Çudirat në sistemin e drejtësisë nuk kanë të sosur, një prej tyre është dhe rasti i një prokuroreje në Elbasan, e cila quhet Ermira Tafani.
Nga deklarata e pasurisë rezulton se prokurorja e Elbasanit, Ermira Tafani i jep lek me fajde një subjekti tregtar e vërtetuar kjo me deklarimin e pasurisë në ILDKPI në vitin 2005 e në vijim.
Ermira Tafani ka qenë dhe kandidate për Kryeprokuror të Përkohshëm, për të zëvendësuar Adriatik Llallën.
Tafani aktualisht mban postin e Prokurores së Elbasanit. Ermira Tafani është dhe pedagoge në Universitetin Aleksandër Xhuvani në qytetin e Elbasanit, ku jep lëndët E Drejtë Penale Tregtare dhe e Drejtë Procedurale Penale.
Por dhënia e lekëve me fajde përveçse është detyrim ligjor i Prokurores t’i regjistroj në regjistrat e honorareve në Prokurori, i cili është një libër i veçantë, pavarësisht kësaj është shkelje etike dhe njëkohësisht është dhe vepër penale sipas Kodit Penal parashikuar kjo në nenin 170/ç- Kodi Penal i Republikës se Shqipërisë.
Ushtrimi i një ose disa veprimtarive financiare të ndryshme nga veprimtaria bankare, nga persona që nuk janë të licencuar për këtë qëllim, sipas legjislacionit bankar dhe/ose financiar në fuqi, dënohet me gjobë ose burgim deri në tre vjet.
Po kjo vepër, kur i ka shkaktuar pasoja të rënda interesave shtetërorë ose atyre të shtetasve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet./ Infront.al


