Bëri bujë në media videoja ‘Taken by Albania’, ku aktori i Portokallisë Florian Binaj dhe personazhe të tjerë të njohur promovonin Shqipërinë duke i bërë thirrje aktorit hollivudian Liam Neeson të vizitojë vendin tonë.
Por përtej bukurive që Flori prezantonte në video, sot e ka treguar qartë se vendi jonë ka ende shumë defekte.
Aktori ka publikuar një video ku shihet tymi i zi që shkakton një urban, ndërkohë që ka shpërthyer ashpër ndaj këtij helmi që përhapin makinat.
‘Këto pamje janë bërë në mes të Tiranës, afër qëndrës spitalore Nënë Tereza…Është E TMERRSHME që qeveritë, ministritë dhe të gjitha pushtetet lejojnë një vrasje tē tillë të shëndetit tonë duke rritur numrin e rasteve me kancer vit pas viti edhe tek moshat e reja…Personalisht kam miq që i vuajnë keto pasoja që sot, të tjerë nuk ia dolën dot, nesër mund ta kem rradhën unë ose dikush tjetër nëse nuk ndalon kjo çmenduri që më shumë se kushdo prek shëndetin e brishtë të të gjithë fëmijëve…Nuk di ç’të them më…jam pa fjalë’, shkruan aktori.