Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

”Propagandë buxheti 2025”, Tabaku: Merrja të voglit, falja të madhit

14:28 / November 18, 20242 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Tabaku
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku e pranishme në Kuvend në seancën e kësaj të hëne, foli me shifra duke prekur gjendjen aktuale të secilit sektor të ekonomisë. Sipas saj, socialistët po vijojnë me propagandën e tyre para zgjedhjeve, ashtu si në vitin 2021.

“1/3 e popullsisë janë pensionistë, pjesa tjetër janë të punësuar me pagat më të ulëta në rajon. 30 mijë profesionistë nga të cilët 10 mijë mbyllën biznesin, kjo është sot Shqipëria! Më e paktë në numër, më e zvogëluar. Kanë bërë 180 procedura tatimore, kanë ndryshuar taksat duke bërë një skemë me 5 shtresa, ku nuk ka përfituar asnjëra.

Nuk ka asnjë moment ku taksimi i punës të jetë ulur! Puno dy punë se nuk ia del dot me një! Taksim 5% nga Ministria e Turizmit. Kanë 12 vite që deklarojnë se shqiptarët po paguajnë ndershmërisht taksat, ndërkohë i taksojnë 95% të tyre. Kjo skemë e promovuar me 12 buxhete socialiste, ka qenë arsyeja kryesore pse është krijuar informalitet, me këtë taksim të pandershëm pjesa më e madhe e të punësuarve kanë hapur nipte. Filozofia e kësaj qeverie është sigurisht, merrja të voglit për t’ja falur oligarkut”.

Ajo theksoi edhe se Shqipëria ka arritur në një situatë shkretimi. “A e ndjejnë shqiptarët këtë rritje ekonomike? Sektori i bujqësisë që punëson 34% të popullsisë, nga 2021 është në rënie. Ku është suksesi i një modeli ekonomik që bazohet vetëm te llaçi e tullat? Sot buxhetit të shtetit i janë shtuar 300 mijë pensionistë. Ka 16% rënie të pensionit real, pensionistët i kanë të ardhurat më të ulëta se në 2014-ën. Fuqia blerëse sot është më e ulët. S’kemi asgjë të re nga fronti i natës e qeveria i mban pensionistët me gajret. Ajo rritja siç u premtua në 2021-in nuk u e pa nuk u ndje nga askush”.

buxheti jorida tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Krahasimi i fortë nga Avokatja e Shtetit për të drejtat e njeriut, Ballanca: Edhe në Europë ka sfida e përpjekje

22:00 / June 18, 2025

Rama poston videon: Leqet e Hotit, kalimi malor spektakolar në veri të Shqipërisë

21:01 / June 18, 2025

Zyrtarja e BE, Brettel: Po ndjekim nga afër atë që po ndodh në Shqipëri

19:57 / June 18, 2025

Mbyllet dita e parë e rinumërimit për Tiranën, u verifikuan kutitë e 60 qendrave

19:19 / June 18, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.