Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka bërë gati propozimet që do ti paraqiten komisionit të posaçëm parlamentar. Deputetët që nuk i janë bashkuar Berishës, por që janë “grupi Alibeaj” kanë propozuar rritje të numrit të bashkive.
Konkretisht nga 61 bashki që janë aktualisht, ata kërkojnë që të ndahen në 94 bashki. Ndërkohë numri i banorëve për njësi vendore ulet nga 75 mijë në 50 mijë. Rrjedhimisht rritja e numrit të bashkive do të rrisë edhe numrin e këshilltarëve bashkiakë në të gjithë vendin.
Propozimet
1-Ulet nga 75 mijë në 50 mijë numri i banorëve për njësi vendore.
2-Ulet nga 471 km2 në 315 km2 sipërfaqja mesatare për njësi vendore.
3-Rritet nga 61 kryetarë në 94 kryetarë numri i të zgjedhurve vendorë. Numri i këshilltarëve rritet nga 1607 në 2114.
