Një prostitutë është gjetur e pajetë dhe gjysmë e djegur në një park të Mougins të Francës.
Mediat vendase bëjnë me dije se ajo ishte nga Europa Lindore dhe mund të ketë patur lidhje me një shqiptar.
Kjo për arsye se gjatë ekspertimit të trupit, në krahun e saj është gjetur një tatuazh me emrin e një shqiptari. Prokurorja e çështjes tha se trupi i pajetë është identifikuar 99.99%.
Hetimet janë përqëndruar në identifikimin e personit të fundit që ka takuar ajo përpara se të humbiste jetën. Nuk qartësohet ende nëse viktima është shqiptare, apo ka patur lidhje me shqiptarë.
