Ndaj protestës së opozitës kanë reaguar edhe ndërkombëtarët. Ambasada amerikane dënon me forcë dhunën dhe shkatërrimin, teksa bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën dhe shkatërrimin që ndodhën gjatë protestave të sotme në Tiranë. Mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Nxisim të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmbajtje më të mirë dhe të rivendosin qetësinë. Iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike që t’i denoncojnë këto akte dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për t’u siguruar që situata të shndërrohet në paqësore dhe konstruktive”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA-së.
Ndërsa misioni i BE-së në Tiranë gjithashtu i bën thirrje të gjitha palëve për tu tërhequr. Ë drejta e qytetarëve të shprehin veten përmes protesës paqësore është vlerë e demokracisë moderne europiane. Megjithatë, shkatërrimi i pronës publike dhe dhuna nuk janë të pranueshme. I bëjmë thirrje të gjitha palëve të shmangin dhunën, thotë Misioni i BE-së në Shqipëri.
