Opozita zhvillon sot në mbrëmje protestën e saj të radhës, e para që pas zgjedhjeve të 30 qershorit.
Protesta është parashikuar të nisë në orën 20.00 para kryeministrisë, ndërkohë që policia ka marrë masa edhe përreth Parlamentit.
Bëhet me dije se në protestën e sotme do të jenë rreth 1200 forca policia që do të dalin në terren përballë protestuesve. Mes tyre do të jenë dhe ata të FNSH-së dhe Gardës së Republikës.
