Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Tropojë, Azgan Haklaj, ka reaguar lidhur me situatën e brendshme të partisë.
Haklaj thotë se ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij do të dështojnë me turp, pasi “lëvizjet e Berishës janë anti-statutore duke kryer kështu mirëfilltazi grusht shteti”.
Haklaj ka reaguar lidhur me përplasjet e forta në PD, teksa u shpreh dhe njëherë pro Lulzim Bashës.