Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Protesta e opozitës, Brozi: Politikanët që kanë frikë nga drejtësia kërkojnë dhunë dhe shkatërrim

21:18 / February 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zef Brozi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish- kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi u bën thirrje qytetarëve që do të marrin pjesë në protestën e organizuar nga opozita që të mos bien pre e politikanëve që bëjnë thirrje për dhunë e shkatërrim.  Ai thotë se dhuna është në interes vetëm të atyre politikanëve të korruptuar që po i frikësohen dhe duhet t’i frikësohen përditë e më shumë Reformës në Drejtësi.

“U bëj apel të gjithë pjesëmarrësve në protestën e 16 Shkurtit në Tiranë që të protestojnë paqësisht dhe të dëshmojnë se janë të denjë t’i bashkohen familjes së Bashkimit Europian për të cilën ne shqiptarët ëndërrojmë që prej shumë vitesh. Vecanërisht u bëj apel protestuesve që të mos bien pre e atyre politikanëve që bëjnë thirrje për dhunë e shkatërrim. Protestat qytetare e paqësore janë shprehje e demokracisë, ndërsa dhuna e cfarë do natyre qoftë është në interes vetëm të atyre politikanëve të korruptuar që po i frikësohen dhe duhet t’i frikësohen përditë e më shumë Reformës në Drejtësi.

Ata duan ta sabotojnë edhe pranimin e Shqipërisë sonë të dashur në Bashkimin Europian. U bëj apel drejtuesve dhe forcave të policisë që të mos bien në grackën e provokimeve që mund të bëhen gjatë protestës, por të veprojnë me profesionalizëm e gjakftohtësi në respektim e zbatim të ligjit” thotë Brozi. Nesër në orën 11:00 opozita do të protestojë përballë Kryeministrisë kundër qeverisë Rama.

brozi Protesta shkaterrim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.