Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Protesta e opozitës në ditën e samitit, Belind Këlliçi zbulon se çfarë pritet të ndodhë: Liderët e BE-së…

22:29 / November 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
belind kellici 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka folur mbi protestën e opozitës, e cila është planifikuar të mbahet në datën 6 dhjetor, në të njëjtën datë dhe ditë me zhvillimin e samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Belind Këlliçi ka thënë se protesta do të zhvillohet siç ishte menduar përpara kryeministrisë duke shtuar se policia dhe bashkia e Tiranës nuk kanë të drejtë të japin leje, ato duhet vetëm të njoftohen.

Gjatë një interviste në media, Këlliçi u shpreh: “Ne kemi përgjegjësi për çdo thirrje që bëjmë ne si forcë politike, për çdo thirrje publike që bëjmë, për çdo person që ne angazhojmë si forcë politike dhe për çdo skenarë që përcaktohet dhe angazhohet nga Partia Demokratike. Këto skenaret e tjerë shpresoj dhe jam i bindur se nuk do të ndodhin. Ka një tentativë për të manipuluar opinionin publik, për të dhënë ‘Fake News’ dhe për të krijuar një ide që do ndodhi gjëma dhe hataja në 6 Dhjetor, ndërkohë nuk do ndodhë asgjë veç një ushtrimi demokracie që është protesta”.

Mundësisë që ndoshta mund të përballen me një kordon policie apo edhe me masa të marra kundrejt tyre, Këlliçi thotë se nuk ka arsye që të ndodhë një skenar i tillë, pasi ata do të protesojnë në mënyrë paqësore dhe do të mirëpresin liderët e BE.

“Nuk ka arsye, se liderët e Bashkimit Europian të jeni të bindur se çdo qytetar opozitar i vlerëson. Ata janë miq në shtëpinë tonë atë ditë dhe ne si vend njihemi për mikpritjen. Kjo nuk lidhet me liderët ndërkombëtar që janë të respektuar dhe të vlerësuar, kjo lidhet me arsyen që të gjithë këta lider europian duhet të kuptojnë realitetin në Shqipëri”, ka thënë deputeti demokrat.

BE belind kellici Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.