Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Protesta e studentëve dhe rrugëtimi që tronditi fuqishëm qeverinë

17:37 / January 30, 20198 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
33 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Nisi si një protestë krejt spontane dhe e paorganizuar, por në pak ditë u kthye në protestën me të madhe që ka njohur vendi të paktën këto vitet e fundit. Protesta e studentëve e nisur më 4 dhjetor të vitit 2018, është protesta e dytë më e madhe studentore pas asaj të dhjetorit të vitit 1990, e cila solli edhe revolucion në shoqëri.

Gjithçka e iniciuan studentët e Arkitekturës, Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Shkencave te Natyrës, të cilët bojkotuan mësimin dhe marshuan drejt Ministrisë së Arsimit. 

Që studentët të shpërthenin mjaftoi një VKM ku sanksionohej, se studentët mbetës duhet të paguanin nga 670 lekë për çdo kredit për provim. Ndërkohë që një lëndë X ka shtatë kredite, pra 7 herë nga 670 lekë që kushton  një kredit, një studenti do i duhet të paguaj sërish 4690 lekë nësë përsërit atë lëndë.  Shfuqizimin i pikës 4 të VKM-së numër 288 që detyron studentët të paguajnë për kreditet ishte objektivi kryesor i protestës.

Thirrjeve për solidarizim iu bashkuan edhe studentë nga universitete të tjera publike.

Në ditën e dytë të saj, protesta nisi të masivizohej, në disa fakultete në Tiranë u bojkotua mësimi.

Epiqendra e protestave ishte Ministria e Arsimit dhe Kryeministria. Studentët gjithashtu kërkuan që pagesa për tarifën e shkollës të bëhet në janar si çdo vit, jo brenda 15 dhjetorit dhe të paguhej me këste, plus kushte më të mira në konvikte.

Fillimisht zv/ ministrja e Arsimit në atë kohë, Besa Shahini kërkoi një përfaqësi për të negociuar, por studentët refuzuan. Ndërkohë, ministrja Lindita Nikolla në një deklaratë për mediat deklaroi se kanë qenë vetë universitetet që kërkuan rritje të tarifave dhe madje më të larta.

Përsa i përket vendimit për tarifat për mbetësit, ministrja Nikolla theksoi se u mor në maj të vitit 2018 dhe prekte vetëm ata që kishin nisur në atë vit studimet. Megjithatë, në fund ministrja ua la përgjësinë universiteteve.

Kështu vetëm në ditët e para të protestës, e cila kishte nisur edhe në rrethe, qeveria u tërhoq nga pagesa për provimet e mbartura, duke shfuqizuar atë pikë të Vendimit të Këshillit të Ministrave që detyronte studentët të paguanin për çdo provim të lënë për vjeshtë.

Por edhe pas kësaj tërheqje, të zyrtarizuar në takimin e ministres së Arsimit Lindita Nikolla me rektorët e Universiteteve, studentët nuk pranuan të shpërndaheshin.

Duket se plotësimi i kësaj kërkese nuk mjaftoi për te qëtësuar studentët që kishin vite që donim të “shpërthenin”.

Shumë shpejtë, studentët hartuan një listë me 8 pika që kërkonin tashmë të plotësoheshin nga Ministria e Arsimit dhe qeveria. Ky ishte edhe momenti kur opozita doli edhe më hapur më mështetje të studentëve megjithëse nuk u pranuan kurrë.

Kërkesat ishin: 

1. Përgjysmim i tarifës së studimi

2. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.

3. Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

4. Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.

5. Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.

6. Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.

7. Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.

8. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.

Diku nga dita e pestë e protestës, me studentët tentuan të bashkoheshin edhe banorët e Unazës së Madhe, të cilët ishin në protetestë për një tjetër kauz të madhe, por ata u refezuan.

Motoja e studentëve në ato ditë ishte “Protesta është e jona nuk duam të përfshihen grupe të tjera interesi dhe mbi të gjitha politika”.

Ashtu si refuzuan edhe ministren e Arsimit në atë kohë, Lindita Nikollën, e cila në një moment doli nga zyra e saj duke tentuar të hyjë në mes të turmës, por ajo u prit me ovacione dhe ulërima pakënaqësie, çka bëri që të tërhiqet sërish brenda godinës për të shmangur tensionin dhe përplasjet.

Studentët nuk pranuan negociata, por vetëm zgjidhjen direkte të kërkesave të tyre.

Tashmë protesta kishte pushtuar gjithë Shqipëqrinë, një pjesë e petagogëve u bënë bashkë me studentët. Po ashtu në protest dolën edhe qytetarë të ndryshëm që mbështesin fëmijët tyre, apo thjeshtë ndjenin që në këtë vend duhej një ndryshim dhe shpresa e vetme ishin studentët.

Mëgjithse vetë studentët pohonin me forcë se protesta ishte e depolitizuar dhe sa ata nuk ishin me asnjë parti politike, opozita nuk mund të qëndronte e heshtur pa shfrytëzuar këtë rast, vetë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e pranoi hapur që në protestën e studentëve kishte përfaqësues të LSI dhe PD. Në një interviste të dhënë në media, Kryemadhi deklaroi, se nuk kishte asgjë të keqe që në protestë të kshte edhe militantë partie.

Megjithatë e ndikur nga politika ose jo protesta, po merrte përmasa të frikshme dhe në këtë moment ishte vetë kryeministri Edi Rama, i cili në disa forma nisi të kërkoj dialog me studentët .

Por ata ishin të palëkundur në qëndrim e tyre se kërkesat duhet të plotësoheshin në mënyrë të menjëherëshme dhe pas asnjë dialog.

Kjo situatë, kur protesta kishte marrë “pushtetin” në vend dhe kryeministri Rama bëntë thirrje për dialog, zgjati për disa ditë.

Shpesh herë Rama u bëri të qartë studentëve se kërkesat e tyre do të plotësoheshin, por duhej më parë që ata, ose një përfaqasi e tyre të ulej në një tryeze me kryeministrin për të gjetur zgjidhjen më të mirë.

Kryeministri Rama zgjodhi një tjetër mënyrë, ai u përpoq që në një farë forme të krijonte dialog me studentët nëpërmjet debateve televizive, por edhe kjo rezultoi një tentativë e dështuar, pasi shumë prej studentëve të ftuar rezultuan pjesë e Forumeve Politike.

Më pas duke qenë se studentët nuk shkonin në takim me kryeministrin, ai vendosi të organizojë disa takimë në fakultete jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethe. U pa qartë se edhe kjo mënyrë dështoi, pasi shpesh herë shumë studentë pjesmarrës në takime, i përplasën në fytyrë kryeministrit pakënaqësitë e tyre, që nuk lidheshin vetëm me sistemin e arsimit, ata arritën deri aty sa t’i kërkonin llogari Ramës për pasurinë e tij.

Këto takime krijuan një përçarje mes studentëve pasi, një pjesë qëndronin në shesh për të protestuar dhe pjesa tjetër shkonte në fakultete për këto takime, të grumbulluar nga dekanët e fakulteteve.

Ndërsa kërkesat e tyre nuk po plotësoheshin, studentët me 22 dhjetor ndërprënë protestat për shkak të pushimeve të festave duke thënë se do të riktheheshin fuqishëm në Janar.  

Me 26 dhjetor pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri doli në një konferencë për mediat, ku tha se në fokus të saj ishin studentët.

Rama tha se qeveria kishte marrë vendim që të paguante tarifat e një game të madhe kategorish studentësh, duke filluar nga ata me mesatare të lartë deri tek shtresat në nevojë.

Rama bëri me dije se se ishte hartuar dhe një pakt tjetër për universitetin. Pra me këtë pakt plotësoheshin një pjesë e mirë e këkesave të studentëve, por shkohej edhe përtej.

Megjithëse vendimet e marra u bënë publike, pakënaqësia tek studentët vijonte të qëndronte.

Asnjë shenjë paqeje mes qeverisë dhe studentëve nuk dukej në ajër.

Në këtë situatë kaotike sigurisht që pritej një doreheqje e Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, por nuk erdhi.

Një tjetër vendim drastik u mor nga kryeministri Rama, i cili me sa dukej kishte kuptuar me kohë se situata i kishte dalë nga kontrolli.

Gjatë Asamblesë së Partisë Socialite, ai lajmëroi shkarkimin e 7 ministrave të rëndësishëm të qeverisë ndër të cilët edhe ministren e Arësimit, Lindita Nikollën, e cila pas “mpirjes” së ditëve të protestës nuk mundi t’i mbante lotët.

Ashtu si u premtua, pavarsisht zhvillimeve të mëdha poltike në vend, në 7 Janar rinsi protesta, por acari dhe fotohti bëri që numri i studentëve të mos ishtë më ai i ditëve të para të saj.

Tashmë studentët kërkojnë ndryshimin e Ligjit për Arsimin e Lartë.

Forma e gjetur për të protestuar është bllokimi i fakulteteve dhe ngujimi në to.

Por kjo ka nxitur edhe përplasjen mes studentëve që duan të rinisin mësimin dhe atyre që po vazhdojnë bojkotin.

Qeveria nëpërmjet zëdhënëses, Elisa Spiropali ka thënë se tashmë nuk ka më protestë dhe se ata që janë në fakultete janë të rinjtë e opozitës.

Ndërkohë që opizita ka bërë thirrje që studentet të mos pengohen në të drejtën e tyre për të protestuar.

Tashmë disa fakutete si juridiku kanë vendosur të rifillojnë mësimin me ata studentë që duan të bëjnë mësim.

Studentët e juridikut nisën mësimin pasditë në një tjetër ambient.  Megjithatë situata është ende e paqartë se çfarë do të bëhët me këtë vit akademik, pasi një pjesë e studentëve nuk pranojnë të heqin dorë nga protesta deri në rrëzimin e Ligjit pë Arsimin e Lartë. Ndërsa Ministrja Besa Shahini, tha sot në Komisionin e Edukimit dhe Medias se nuk do të ketë ndryshime në Ligjin për Arsimin e Lartë.

Ndërkohë qeveria nuk ka humbur kohë duke nisur nga rikstruksioni i godinave si dhe krijmi i fasiliteteve për të fuqizuar sa më shpejt vendimet e marra në menyrë që studentët të ndjejnë lehtësirat e premtuara./tirananews.al/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vala e të nxehtit godet Shqipërinë, meteorologët japin alarmin: Temperatura deri në 40 gradë, ja qytetet më të prekura

17:42 / June 28, 2026

Turisti polak bllokohet në zonën e Gjirit të Gjipesë, ekipet e emergjencës po punojnë për shpëtimin e tij

16:35 / June 28, 2026

Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë pranë Maminasit/ Përplasen tre makina, dy të lënduar

15:28 / June 28, 2026

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës përfundon në pranga, konflikti për pronën me vëllezërit çon në arrestimin e 5 personave

14:58 / June 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.