Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Protesta ka të konfirmuar vetëm orën, por cilët janë skenarët?

09:56 / February 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lulzim basha proteste cader
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Protesa e opozitës nis në orën 11.00 dhe autobusët nga rrethet janë nisur drejt Tiranës. Këto janë të vetme të dhëna të sakta nga protesta e kësaj të shtune. Por cilët janë skenarët e kësaj proteste?

Selia blu ka pasur vetëm një kërkesë për degët lokale: Nevojitet rezistencë! Në një farë mënyrë duke iu përgjigjur dhe kërkesës që ka bërë Basha në takimet e tij në rrethe: “Nuk do të largohemi nga protesta pa rrëzuar qeverinë e Edi Ramës. Kërkesa zyrtare e dorëzuar nga Partia Demokratike në Policinë e Shtetit për lejen e protestës parashikon që ajo të zgjasë deri në orën 00:00”. Por sipas të gjitha gjasave, strukturat e opozitës do të mobilizojnë njerëz për të qëndruar aty shumë më gjatë.

Vetë kryeministri Rama është në Vlorë, dhe kjo mund të jetë një tjetër arsye që opozita do të tentojë të mbajë të rrethuar gjatë kryeministrinë.

Një tjetër deklaratë që lind dyshime për kohëzgjatje të protestës është dhe ajo e Edi Palokës i cili tha se Rama ka vetëm 72 orë kohë dhe do të ketë fatin e Enver Hoxhës. Më 20 shkurt përkujtohet edhe rrëzimi i bustit të diktatorit shqiptar. “Kam vetëm një këshillë për Edi Ramën. Është mirë të largohet pa u afruar 20 shkurti. Sepse 20 shkurti i ka disa simbolika”, ka paralajmëruar Paloka. E megjithatë demokratët mohojnë se do të ketë dhunë.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, por edhe drejtuesit e tjerë të opozitës kanë njoftuar se protesta e sotme nuk do të ketë fjalime politike.

Në një podium që do të ngrihet përpara Kryeministrisë, qytetarët do të jenë ata që do të flasin dhe do të tregojnë jetesën e vështirë nën qeverisjen e drejtuar nga Edi Rama. Fillimisht, qytetarët do të mblidhen në pikat e përcaktuara nga degët e Partisë Demokratike. P

Skenari i fundit i opozitës mendohet të jetë ai i djegies së mandateve, gjë që sigurisht mbetet hipotezë, për sa kohë as konfirmohet dhe as mohohet nga opozitarët.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lojtarët e Kukësit dhunohen në tunelin e stadiumit të Orikumit

18:00 / November 22, 2026

Kreu i Inteligjencës Amerikane: Putin nuk është mik i SHBA-së në çështjen e Ukrainës

16:52 / November 22, 2026

Ahmeti pas takimit me Ramën: Biseduam për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe perspektivën evropiane

15:19 / November 22, 2026

Kanosi bashkëshorten me kallashnikov dhe qëlloi në ajër pas një konflikti për motive të dobëta, në pranga 40 vjeçari në Libohovë

13:27 / November 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.