Kryeministri Edi Rama porositi punonjësit e Bashkisë së Tiranës që të mos e përsërisin gabimin që bënë kur shkuan për të protestuar para Gjykatës së Posaçme, ditën e vlerësimit të masës së sigurisë për Erion Veliajn.
“E kërkova këtë mbledhje me të gjithë ju sepse kam parë mes jush, por edhe mes shumë të tjerësh, njerëz të prekur, të lënduar, të zhgënjyer, të dëshpëruar. Disa nga ju shkuan edhe te dera e Gjykatës Speciale për të protestuar ditën që kryetari i Bashkisë u la në burg pa gjyq.
Nuk dua t’i gjykoj keq, përkundrazi, e mirëkuptoj emocionin e tyre, por ishte gabim, që sado i pafajshëm, nuk duhet të përsëritet më, as nga ju, as nga askush që punon për shtetin shqiptar”, tha Rama në një takim të hapur me punonjësit në Sheshin Skënderbej.