Të shtunën do të mbahet protesta e thirrur nga Sali Berisha, dhe sipas letrës dërguar Policisë së Shtetit, theksohet se në shesh do të jenë të pranishëm 100 mijë qytetarë. Protesta e së shtunës lajm motiv ka dosjen ”McGonigal”, një çështje e madhe për politikën, por e vogël që të përceptohet nga vetë populli.
Kush janë qëllimet? Akoma nuk e dimë kush është qëllimi? Largimi i Ramës? Çfarë do të sjelli nga pas, zgjedhje të parakohshme? Apo do të sjellin një kryeministër brenda PS-së. Nëse do të kemi zgjedhje të parakohshme, a është e aftë PD-ja e përçarë që të fitojë pushtetin për të qeverisur këtë vend?
Përsa kohë të tilla pyetja nuk kanë marrë përgjigje përgjatë këtyre viteve, ku janë zhvilluar me qindra protesta, aq e kësaj të shtune, sidomos në këtë acar, do të jetë një protestë e njëjtë.

