Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Protestat e opozitës para bashkisë, Erion Veliaj: Ata që djegin goma dhe hedhin molotov, aq dinë të bëjnë

19:23 / June 7, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 06 07 at 19.20.22
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar protestat e opozitës me molotov dhe djegie gomash. Nga Njësia 2 në kryeqytet, ku nisi një tur mirënjohjeje për anëtarët socialistë, Veliaj u shpreh se kontrasti mes atyre që hedhin molotov dhe socialistëve është i qartë.

“Sot s’ka kontrast më të madh. Ndërkohë dëgjon ata që dogjën goma në parlament, dogjën goma përpara bashkisë, u rikthye prapë epoka e Astirit, ti mendon se pasi rrihen në zgjedhje herë pas here, do ndryshojnë taktikë. Jo! Dinë vetëm një stil: shaj, shpif, hidh baltë, digj, rrihu, zihu me policinë, digj goma. Ajo historia e gomave është e pakuptueshme”, tha ai.

Veliaj u shpreh se opozita nuk njeh gjë tjetër veç shkatërrimit dhe bllokimit të punëve në qytet, duke sjellë në vëmendje edhe tentativat për të dhunuar godinën e Bashkisë, e cila është një monument i mbrojtur nga shteti.

Veliaj u ndal dhe tek nderimi i veprimtarit të çështjes kombëtare Remzi Hoxha, që u zhduk nga SHIK-u i Berishës. “Këta që sot na rrëmbejnë ditën e punës, rrëmbenin jetë njerëzish. Ne patëm mundësinë që të nderojmë me një emër në qytetin e Tiranës, një rrugë të rëndësishme “Remzi Hoxha”. Ai ishte një patriot i jashtëzakonshëm.

Remzi Hoxha ishte në Shqipëri se mendoi që Shqipëria ishte vend i sigurt, mendoi se Shqipëria mëmë ishte një vend që s’të rrezikohej jeta. Dhe Remzi Hoxha, një ditë u zhduk nga qyteti. Dikush më tha: O kryetar, po pse kërkove ndjesë, se nuk është se e drejtonte Shqipërinë PS-ja, apo nuk ishte punë e bashkisë. I thashë, kërkova ndjesë sepse dikush duhet të marrë përgjegjësi që në qytetin tonë u zhdukën njerëz nga SHIK-u i Saliut, nga SHIK-u i Gazidedes, nga SHIK-u i atyre që iu shmangën drejtësisë.

Sot, ne na akuzojnë pse jemi gati të bashkëpunojmë me drejtësinë në çdo kërkesë të drejtësisë. Atëherë njerëzit vriteshin pa gjyq, rrëmbeheshin nga rrugët e këtij qyteti, kështu që jo vetëm ndjesë në emër të një institucioni si Bashkia e Tiranës, që dikush para se ne të merreshim me këtë punë u zhduk nga qyteti, por edhe një kërkesë për të mos harruar, për të respektuar njerëzit, qoftë edhe ata të djathtë, siç ishte rasti i kryetarit të parë të bashkisë, Tomor Malasi, pas ardhjes së demokracisë, por edhe për të kujtuar ata që kanë pasur histori të dhimbshme në qytetin tonë, siç ishte historia e Remzi Hoxhës”, tha Veliaj.

Erion Veliaj Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi po hyjnë në fazën vendimtare drejt BE-së

10:17 / June 5, 2026

Kryeministri Rama publikon videon nga “Bukë e Zemër”: 600 arkitektë në Tiranë në Festivalin Ndërkombëtar

08:21 / June 5, 2026

E “kryqëzuan” për indiferencën ndaj protestës në Vlorë, reagon për herë të parë Bora Zemani

22:56 / June 4, 2026

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

22:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.