Presidenti i PPE , Joseph Daul ka reaguar pas protestës së opozitës ditën e djeshme.
Në një postim në Twitter, Daul shkruan se dënojnë ashpër përdorimin e dhunës gjatë demonstratave të fundit në Shqipëri, ndërsa u ka bërë thirrje palëve të ulen në një dialog të ndershëm politik dhe të ndalojnë çdo dhunë.
“Dënojnë fuqishëm përdorimin e dhunës gjatë demonstratave të fundit në Shqipëri. Të gjitha palët e përfshira duhet të kthehen në një dialog të ndershëm politik, të adresojnë shqetësimet dhe shkaqet rrënjësore, të rrisin retorikën dhe të ndalojnë nga çdo dhunë”, shkruan ai.
