Prokuroria e Lezhës ka nisur hetime në lidhje me protestat e zhvilluara për rritjen e çmimeve gjatë të cilave nga ana e disa protestuesve dhe partive politike janë hedhur akuza se është përdorur dhunë nga policia e shtetit.
Pas denoncimit të bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim prokuroria e Lezhës bën me dije se ka nisur hetim penal “për keqpërdorimin e strukturave të policisë së shtetit gjatë protestave”.
“Dhuna dhe keqpërdorimi i policisë në protesta, nis hetimi ndaj uniformave blu. Prokuroria ka nisur hetimin në lidhje me veprimet e policisë gjatë protestave të fundit në Tiranë dhe rrethe, pas dhunës së ushtruar ndaj qytetarëve. Hetimi ka nisur pas denoncimit të deputetit të LSI-së, Petrit Vasili”, shkruan në reagimin e saj LSI.
