Një seancë plenare që zgjati 11 minuta dhe një grup Rithemelimi më i qetë, pa shumë kaos në Kuvend. Deputeti i PD-së Ervin Salianji shprehet se aksioni opozitar do të vijojë pa ndalim. Për sjelljen e grupit ai tha se nuk bëhet nga frika e rregullores së re, por është një diversifikim i aksionit.
”Sikurse e shihni, PS e ka vënë përfund edhe parlamentin, e rithemi që të gjitha institucionet i nënshtrohen vullnetit të Ramës, me një lehtësi ekstreme. Kërkojmë bashkëkryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Lexo edhe :
Related Posts
Një parti me 7 deputetë nuk mund të ketë katër përfaqësues dhe ne të mos kemi asnjë të drejtë. Frika që ka mazhoranca për t’u përballur me hetimin parlamentar, fakton që janë të zhytur. Edhe njëherë sot, pavarësisht thirrjeve të faktorit ndërkombëtar, vazhdohet me teatrin e shpifur të kalimit të ligjeve brenda disa minutave. Po përpiqen ta kalojnë në Republikë të Edi Ramës.
Ka diversifikim të aksionin opozitar, për t’i treguar opinionit publik që këtu nuk po përfaqësohen interesat e qytetarëve. Nuk ka asnjë trembje, aksioni do të vijojë. Nuk ka tërheqje”,-tha Salianji.