Për mbylljen e gjykatës dhe hartës së re gjyqësore, këtë të mërkurë avokatët në Pogradec kanë dalë në protestë.
Ata tregojnë se do të vijojnë bojkotin dhe janë në pritje të vendimit të Dhomës Kombëtare të avokatisë. Për ta mendohet të shkohet deri në pezullim licencash.
Në protestë janë edhe qytetarët të cilët shprehen se e kanë të pamundur të përballojnë kostot gjyqësore. Ata e kanë cilësuar këtë hartë të re një turp dhe kriminale për komunitetin e Pogradecit.
