Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Protestë të enjten në Kuvend? Korreshi: “Koçi i Teto Ollgës” po bën luftë me shpata në Japoni

10:39 / February 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
saimir korreshi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretariati për Procedurat dhe Votimet, në mbledhjen e kësaj të marte pas debateve, doli në përfundimet se ka përjashtuar deputetët e PD-së për kaosin në seancën plenare të enjten e kaluar. Deputetët Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Elda Hoti dhe Sorina Koti nuk do të lejohen në seancë për 10 ditë, ndërsa Lindita Metaliaj është përjashtuar për 5 ditë dhe Greta Bardeli për 3 ditë.

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi tha se vendimi për përjashtimin e 6 deputetëve ishte marrë paraprakisht dhe mbledhja e sekretariatit të Etikës ditën e sotme, ishte thjesht formale.

“Vendimet janë marrë paraprakisht, pavarësisht se formalisht mblidhet sekretariati. Vendimet janë marrë që në grupin parlamentar të PS që u mblodh ditën e djeshme. E njëjta histori, kalojnë afatet, Kuvendi ka shumë punë se ka filluar fushata elektorale dhe më shumë merren me “Aktivistin” sesa më punët. Ata pretendojnë se ka rregullore ndërkohë që janë të parët që kanë shkelur rregulloren. Kur ne kërkojmë interpelancë thonë se është bashkuar me mocionin për debat ndërkohë që duhet të bëhen veçmas”,-tha Korreshi.

I pyetur nëse opozita do organizojë protestë dhe do bllokojë seancën e kësaj të enjte, Korreshi tha se do të kishte protestë, por është e kotë sepse kryeministri Edi Rama ndodhet në Japoni.

“Do protestojmë edhe në seancën e rradhës. Por i bie të protestosh kot sepse ai është duke bërë lufta me shpata në Japoni. Koçi i Teto Ollgës po bën luftë me shpata në Japoni, edhe këtë javë na mbetet të protestojmë me bilbila”,-tha deputeti.

Saimir Korreshi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.