Një protestë në lidhje me vdekjen e të riut Lear Kurti është mbajtur mbrëmjen e kësaj të premteje në ambientet e jashtme të Ministrisë së Brendshme.
“Përpara dy vitesh bëmë një protestë për vdekjen e Klodian Rrashës, dolëm me arkivolin dhe me shkrmimin: “Kush e ka radhën”? Radhën e kishte Jonada, pas Jonadës e kishte Leari.
Por kush e ka radhën tani? E kam radhën unë, e ka radhën një nga ata që na shohin nga televizori, e ka radhën një gazeta, një kameraman. Të gjithë mund ta kemi radhën.
Sa do zgjasë kjo çmenduri, jemi bërë qesharak si popull. Po na vrasin përditë dhe nuk çohemi përveç nesh që jemi këtu. E kam pë rata që rinë në ship te divani. Po na vrasin motrën, vllain. Nuk është rastësi, po na vrasin përditë. Nuk kemi një reagim zyrtar pse u vra si u vra? Pse nuk dalin kamerat e policëve. Pse nuk bëhen publike pamjet e arrestimit. Pse nuk i nxjerrin informacionet”, tha protestuesi.
