Opozita mban sot në Tiranë protestën e radhës për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Një muaj pas protestës ku morën vendimin për djegien e mandateve deputetët e opozitës do të protestojnë sërish me të njëjtën kërkesë, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira e të ndershme.
Ora 12.50
Pas rreth 2 oresh proteste, opozita ka ndryshuar tashme itenerar. Kete here ata jane drejtuar drejt Parlamentit dhe jo me rreth e rrotull Kryeministrise.
Ora 12.05
Protestuesit kane nisur rrethimin e dyte te kryeministrise pas thirrjeve te Flamur Nokes.
Ora 11.52
Marshimi i rrethimit te kryeministrise eshte shoqeruar ne sfond me muziken ne filmin e Skenderbeut, gjate kthimit ne Kruje.
Ora 11.50
Ne pjesen perpara kryeministrise hidhen tymuese dhe bojë ne fasaden e godinës.
Ora 11.40
Pas thirrjeve te Flamur Nokes, protestuesit nisin rrethimin e kryeministrise.
Ora 11.35
Protesten e opozites e hap zyrtarisht ish deputeti i Kukesit, Flamur Noka, i cili i kerkon kryeministrit Rama të largohet. “Na ndiqni ne kete marshim proteste dhe revolte ndaj ketij banditi”, u tha Noka protestuesve.
Ora 11.30
Edhe kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi dhe ish kryeministri Berisha i bashkohen protestes se opozitës.
Ora 11.20
Kryetari i PD-se, Lulzim Basha del nga selia e partise dhe i shoqeruar nga bashkeshortja e tij niset drejt kryeministrie.
***
Policia e Shtetit është në gatishmëri të plotë me rreth 1600 forca, përreth Këshillit të Ministrave, teksa këtë mëngjes ka bërë edhe kontroll të mjeteve që kalojnë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kërkesa e opozitës ka qenë për një protestë 48 orëshe, duke nisur nga ora 11.00 e kësaj të shtune. Por Policia nuk ka pranuar duke kërkuar që protesta të përfundojë në orën 00.00 të së shtunës. Kjo ndoshta dhe për faktin se nesër në Tiranë janë parashikuar festimet e Ditës së Verës.
E gjitha godina e Kryeminsitrisë është e rrethuar me tela me gjemba për të mos lejuar qytetarët të hyjnë brenda ambienteve, ndërkohë që mbrëmjen e shkuar kryeministria ka hequr edhe skelat e vendosura para hyrjes kryesore të godinës.
Partia Demokratike ka qëndruar edhe këtë herë e rezervuar sa u takon detajeve të organizimit, por ka sqaruar se synimi kryesor i protestës do të jetë sigurimi i një pjesëmarrjeje më të lartë se ajo e 16 shkurtit. Do të ketë një foltore të rezervuar për qytetarët, të cilët do të tregojnë vështirësitë e tyre nga qeverisja e Edi Ramës.
Një ditë më parë ndërkombëtarët bën thirrje për vetëpërmbajtje gjatë protestës, teksa e cilësuan të ligjshme qeverinë e dalë nga zgjedhjet e 2017-tës. Madje Delegacioni i BE-së në Tiranë kërkoi një tryezë kombëtare dialogu për zgjidhjen e krizës.